Lajme Zone
Atentati me një viktimë në Laç, policia shoqëron disa persona: Mund të kenë dijeni për ngjarjen
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati me një viktimë në Laç, policia shoqëron disa persona: Mund të kenë dijeni për ngjarjen

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat pas atentatit me armë zjarri të ndodhur në Laç, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika.

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat pas atentatit me armë zjarri të ndodhur në Laç, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Dede, bën me dije se të shoqëruarit dyshohet se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe po merren në pyetje nga grupi hetimor.

Ndërkohë, policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe vijon kontrollet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

40-vjeçari u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij dhe, megjithëse u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po administron provat dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa motivet e atentatit mbeten ende të paqarta. Top Channel