Lajme Zone
Atentati me armë në Kurbin, kush ishte 40-vjeçari me 4 mbiemra që mbeti i vrarë. Policia në kërkim të autorit
Të tjeraBalkanWeb

Atentati me armë në Kurbin, kush ishte 40-vjeçari me 4 mbiemra që mbeti i vrarë. Policia në kërkim të autorit

Policia e Kurbinit ka zbardhur detaje nga atentati me armë që ndodhi mbrëmë në këtë qytet, ku shënjestër e sulmit mbeti 40-vjeçari Ilir Gjini. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se Gjini kishte dhe tre mbiemra të tjerë, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure.

Policia e Kurbinit ka zbardhur detaje nga atentati me armë që ndodhi mbrëmë në këtë qytet, ku shënjestër e sulmit mbeti 40-vjeçari Ilir Gjini. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se Gjini kishte dhe tre mbiemra të tjerë, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure. Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kurbin policia