Tre të arrestuarit Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si Shkambi, dhe Vinçesk Piroli, janë lënë në burg nga Gjykata e Lezhës, ku u paraqitën nën masa të rrepta sigurie dhe të shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ata u arrestuan pak ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat, i cili u parandalua nga Policia e Lezhës. Ata dyshohen si autorë të tre vrasjeve përgjatë dy viteve të fundit. LEXO edhe... Apartamentet tek Rana e Hedhun ‘kapin majat’, çmimi 2700 euro për metër katror! Tregun imobiliar po e ndikojnë të huajt dhe emigrantët Grupi hetimor po mbledh prova pasi ka dyshime se ata janë vrasës me pagesë. Ata dyshohen se kanë ekzekutuar Artan Myrtajn në Sarandë, si dhe dy vrasje të tjera, një në qarkun e Shkodrës dhe një në Mirditë. Vinçesk Piroli dyshohet të jetë ekzekutori kryesor në këto ngjarje. Piroli dhe Ymeri u arrestuan teksa po lëviznin të armatosur dhe me skafandra në një motomjet të vjedhur në Suedi, ndërsa Tarja dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin me automjet pas kryerjes së krimit. Gjatë operacionit u sekuestruan tri pistoleta, municion luftarak, motomjeti dhe një automjet tip “Volksëagen”. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al Vincesk Piroli Elden Tarja Kristian Ymeri Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.7% Nuk e di 6.3% Vota total: 6657 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

