Familja Hasani ka hapur dyert e mortit pas vrasjes së rëndë të 60-vjeçarit Selami Hasani, i cili u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, në lagjen “1 Maji” në Fier. Trupi i pajetë i 60-vjeçarit ndodhet pranë familjarëve, ndërsa të afërm, miq dhe të njohur po mbërrijnë për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e martë, më 24 nëntor, në orën 14:00, në lagjen “1 Maji” në Fier, ku Selami Hasani do të përcillet për në banesën e fundit.
Kujtojmë se 60-vjeçari u vra me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe nipi i tij. Ngjarja e rëndë, e ndodhur mëngjesin e sotëm, tronditi qytetin e Fierit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorëve. Top Channel

