Lajme Zone
Atentat në Tiranë/ Qëllohet me armë drejt një automjeti, ekzekutohet 46-vjeçari
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Atentat në Tiranë/ Qëllohet me armë drejt një automjeti, ekzekutohet 46-vjeçari

Viktima është identifikuar si 46-vjeçari Ismet Habili, ndërsa sipas policisë, dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri.

Pamje nga vendngjarja Të shtëna me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit. Dyshohet për atentat dhe 1 viktimë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person është gjetur pa jetë brenda një automjeti në rrugën “Mihal Popi”, në zonën e Komunës së Parisit.

Viktima është identifikuar si 46-vjeçari Ismet Habili, ndërsa sipas policisë, dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri.

Paraprakisht, raportohet se 46-vjeçari është qëlluar me plumb në kokë teksa ndodhej brenda automjetit. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Sipas njoftimit zyrtar, policia është sinjalizuar rreth orës 20:20 për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët kanë konstatuar trupin e pajetë të 46-vjeçarit brenda një automjeti tip “Volvo”.

Ende nuk ka të dhëna për autorët e mundshëm apo motivet e krimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. "Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia. 900 0 a3a125deca46e1d8401ea0cffc20cee2 1 screenshot 3 12 screenshot 2 22 fxj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident në Fier/ Betonierja përplaset me kamionin dhe del nga rruga, një person i plagosur 20 Tetor 2026, 18:0018:00Kronike Dyshohet se keqtrajtoi 4-vjeçarin në kopsht, nëna dhunon edukatoren në Fier; procedohen të dyja 20 Tetor 2026, 17:3617:36Kronike Dita e 7-të e protestës, 33 të arrestuar dhe 41 të tjerë nën hetim; 6 të mitur në pranga 20 Tetor 2026, 14:1114:11Kronike I dënuar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari i shpallur në kërkim 20 Tetor 2026, 12:3412:34Kronike “Shefqeti kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi”, zbardhet dëshmia e autorit që vrau 2 vëllezërit në Kamëz 20 Tetor 2026, 11:3011:30Kronike Vrasja në Kamëz, si paraqitet gjendja shëndetësore e vëllait të dy viktimave 20 Tetor 2026, 10:2210:22Kronike