Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Atentat në Elbasan/ Plumba drejt një lokali, 3 të plagosur, mes tyre edhe kamerieri! Polici jashtë shërbimit ndoqi autorin, rrethohet lagjja 'Vullnetari'! Gjenden 6 gëzhoja (EMRAT+VIDEO)


Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë në drejtim të një lokali në Elbasan, mes tyre edhe një kamerier. Njëri prej tyre është plagosur në shpatull, ndërsa një tjetër plumbi e ka kapur në këmbë. Nga qëmtimi i vendit të ngjarjes deri tani blutë kanë arritur të zbulojnë 6 gëzhoja.

Tre të rinj u plagosën me pistoletë nga një person mbrëmjen e sotme në një lokal të lagjes 'Vullnetar" në Elbasan. Kamarieri Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç dhe Renaldo Mance 31 vjeç tashmë ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Njëri prej tyre është plagosur në shpatull, ndërsa një tjetër plumbi e ka kapur në këmbë. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. LEXO EDHE:Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e inerteve në lumin Shkumbin! Të rinjtë vihen nën hetim (EMRAT+VIDEO) Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Nga qëmtimi i vendit të ngjarjes deri tani blutë kanë arritur të zbulojnë 6 gëzhoja. Njoftimi i policisë: Rreth orës 20:30, në lagjen "Vullnetari", Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit. Share K.M/E.H/Shqiptarja.com TAG: Elbasan Bjorgi Hoxha Armand Tomorrica Renaldo Mance Komento Komente Amistija: 21/07/2026 07:13 I lironi para kohe se keshtu fillojn dasmat

Kush ka vra te kalbet mbrenda jo te boj Gjysmat.

Se o do vrasi prap .Ose do e vrasin .se hasmi ate pun ka Do e pres gjakun. Nuk duhet te ket amisti per njer qe kan bo vrasje as gjykim te shkurtuar. Nuk jon budallej amerikanet qe si ulin as dhe nje dit. More nje jet . Dote vuash nje jete. Kaq e thjesht. Përgjigju cufi: 20/07/2026 22:23 RROFSH O EDI RAMA SE NA KENAQE.... Përgjigju filani: 21/07/2026 02:02 o cufe lloshja,edi rama nuk eshte as kamarier as qellues e as polic…perse ha tum kot apo koshe nje 2 mnutesh dhe the me veren tende po hedh nja dy rresha?!?! Hajdari: 20/07/2026 23:29 Ore idiot po ju del Rama ne enderr,po pse ore palle edhe per kto Rama e paska fajin or sylesh?po per plakun e rryshk te vicidollit ca duhet te themi atehere?yt trap zalli. Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.6% I gabuar 27.5% Nuk e di 8.8% Vota total: 2026 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?