Ai është plagosur në gjymtyrët e poshtme dhe sipas informacioneve, është jashtë rrezikut për jetën. Foto ilustrim Një shtetas shqiptar është plagosur në një atentat të ndodhur në lagjen Patisia të Athinës.
Sipas informacioneve të para nga mediat greke, ngjarja ndodhi rreth orës 04:55 të mëngjesit, në kohën që viktima po dilte nga banesa e tij në rrugën Vrutu.
Mësohet se atentatorët ishin dy persona dhe u larguan me një motoçikletë.
Viktima është 55 vjeç, por për momentin nuk bëhet publik emri i tij. Ai është plagosur në gjymtyrët e poshtme dhe sipas informacioneve, është jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet janë marrë përsipër nga Drejtoria e Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Atikës. Çfarë po hetojnë autoritetet greke?Policia nisi kërkimet në zonën përreth për të identifikuar autorët, por ata nuk janë gjetur deri më tani. Nga vendi i sulmit të armatosur, policia mblodhi tre gëzhoja dhe një plumb.
Autoritetet po “hetojnë” të kaluarën e viktimës për të përcaktuar nëse ai është përfshirë në sjellje delinkuente në të kaluarën. Oficerët e policisë që kanë marrë përsipër çështjen po shqyrtojnë mundësinë që të ketë qenë çështje larjeje hesapesh dhe nëse autorët donin ta vrisnin viktimën apo nëse ishte një lloj paralajmërimi.atentat në athinë plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar shqiptar Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Gjykata liron ‘qitësin’ e sherrit në Radhimë, biznesmeni Muça thyen heshtjen: Ngjarja u trillua nga Bedinaj, akuza për gjobëvënie e pavërtetë 6 Shtator 2026, 15:0515:05Kronike “Skifterët” hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle, kamerat i kapin duke folur shqip: “Hajde të ikim o burrë!” 6 Shtator 2026, 14:4214:42Kronike Njihej si “Boraqi”; kush është Altin Arapi, që dyshohet se drejtonte rrjetin e kokainës në Sarandë 6 Shtator 2026, 13:5713:57Kronike Nga Tirana e Elbasani në Ksamil për drogë, zbardhet skema e rrjetit kriminal që vepronte gjatë sezonit 6 Shtator 2026, 13:0713:07Kronike Goditja e rrjetit të drogës në Sarandë, policia jep detaje nga operacioni me 20 të arrestuar; zbardhen emrat 6 Shtator 2026, 11:5811:58Kronike Sherr në një stacion treni në Itali, 22-vjeçari shqiptar plagos me thikë marokenin, shkak një vajzë 6 Shtator 2026, 09:5109:51Kronike

