Pamje nga vendi i krimit Një shqiptar 39-vjeçar është vrarë në një atentat me armë zjarri në Orihuela Costa të Spanjës. Autori e ka qëlluar viktimën në ambientet e një kompleksi sportiv dhe më pas është larguar me një skuter elektrik. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e motivit të krimit, ndërsa një konflikt i mundshëm për pazaret e drogës mbetet një hipotezë e pakonfirmuar. Një shqiptar 39-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së martës, 10 nëntor, në Orihuela Costa, në provincën e Alicante-s në Spanjë. Viktima është qëlluar në ambientet e një kompleksi sportiv të padelit, ndërsa autori i atentatit është larguar menjëherë nga vendngjarja me një skuter elektrik.
Sipas mediave spanjolle Telecinco dhe Información, autori ka shkuar në kompleksin sportiv ku ndodhej shqiptari dhe ka hapur zjarr ndaj tij. Në momentin e sulmit, 39-vjeçari ndodhej pranë një kioske brenda ambienteve sportive. Pas të shtënave, agresori është larguar me shpejtësi me një skuter elektrik, duke humbur gjurmët përpara mbërritjes së forcave të sigurisë. Shërbimet e emergjencës janë njoftuar menjëherë për të shtënat. Në vendngjarje ka mbërritur një ekip mjekësor i SAMU-së, por plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit kanë rezultuar fatale për shqiptarin. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në vend.
Rrethanat e krimit ngrenë dyshime për një atentat të organizuar, pasi autori ka shkuar në vendndodhjen e viktimës, e ka qëlluar dhe është larguar menjëherë. Një nga hipotezat që po shqyrtohet është ajo e larjes së hesapeve për konflikte të mëparshme, përfshirë mosmarrëveshjet e mundshme që lidhen me pazaret e drogës.
Guardia Civil ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Një element i rëndësishëm për hetuesit është skuteri elektrik me të cilin agresori është larguar nga kompleksi sportiv. Rindërtimi i itinerarit të tij, si dhe verifikimi i pamjeve të mundshme të kamerave të sigurisë në zonë, mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit. Autoritetet po përpiqen gjithashtu të përcaktojnë nëse autori e njihte viktimën, nëse mes tyre kishte pasur konflikte dhe nëse persona të tjerë mund të kenë ndihmuar në përgatitjen apo realizimin e sulmit.
Deri tani, mediat spanjolle kanë bërë të ditur kombësinë shqiptare dhe moshën 39-vjeçare të viktimës, por nuk kanë publikuar identitetin e tij. atentat spanje 1c592505 e066 41ac 9aa9 9de14b49c90a alta libre aspect ratio default 0 x640y320 d35fcb00 4772 41e5 905c dc114e1482d7 alta libre aspect ratio default 0 x750y281 ff8262b4 cc44 4c7e 8bdf 809a46bb168c alta libre aspect ratio default 0 x640y320 6271dddc 79a8 437f 92b4 5c21d9870d78 alta libre aspect ratio default 0 x562y281 9145f5a5 b2d2 4e67 b1ce 3fb4947d36c6 alta libre aspect ratio default 0 x640y320 19cdb4a4 2760 402c 8d4d 6c441c7b5143 alta libre aspect ratio default 0 x640y320 e58455cb a487 4ea7 b32f f8d5014b4836 alta libre aspect ratio default 0 x640y240 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike U aksidentua në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën në spital 64-vjeçari 10 Nëntor 2026, 18:2018:20Kronike Vrau me thikë kolegun pas sherrit në piceri, Prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin 10 Nëntor 2026, 16:3516:35Kronike Aksidenti tragjik në Durrës, prokuroria i lehtëson akuzat Nikollë Radaçit që përplasi për vdekje 2 fëmijë 10 Nëntor 2026, 15:2315:23Kronike Vrasja e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva flet në Apel: Më dënuan me burg përjetë pa më dhënë aktet e përkthyera 10 Nëntor 2026, 14:5914:59Kronike Noizy dëshmon në GJKKO: Para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice, personi që dyshoj 10 Nëntor 2026, 14:2614:26Kronike Vrasja e Ardian Nikulajt, nis gjyqi në Apel për Ruben Saraivën; avokati kërkon shfuqizimin e dënimit me burg përjetë 10 Nëntor 2026, 14:2514:25Kronike

