Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në 20 shtator në qendër të Sarandës. Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, si pasojë ka vdekur në vend Artan Murta, 44 vjeç. Duke qenë se atentati është zhvilluar në zonën më të frekuentuar të qytetit, si pasojë është plagosur edhe një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj. Autorë të vrasjes dyshohen dy persona, që kanë kryer krimin, duke lëvizur me motorë. Kush është viktima Artan Myrta dhe saga e krimeve në Sarandë Viktima është Artan Myrta, 44 vjeç i njohur si “Tani Ruzhdiut”. 44-vjeçari rezulton me precedentë të shumtë penalë dhe i përfshirë një një plagosje një vit më pare po në Sarandë. Murtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza. Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, ndërkohë që Artan Myrta, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes.
Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jacaj, Isuf Jacaj ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos. Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Myrta dhe Klaus Jacaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh nga burgu.
Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj. Artan Myrtaj gjithashtu njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: sarande vrasje

