Lajme Zone
Atentat i organizuar ndaj shqiptarit në Greqi, plagoset 55-vjeçari sa del nga banesa
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Atentat i organizuar ndaj shqiptarit në Greqi, plagoset 55-vjeçari sa del nga banesa

Një 55-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Athinë, në një ngjarje që dyshohet se ishte një atentat i organizuar ndaj tij.

Një 55-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Athinë, në një ngjarje që dyshohet se ishte një atentat i organizuar ndaj tij. Sipas raportimeve të mediave greke, sulmi ndodhi në zonën e Patissias, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Annino, pak minuta para orës 05:00. Nga të dhënat e para të hetimit, dy persona që udhëtonin me motoçikletë kanë qëlluar me armë ndaj shqiptarit në momentin kur ai po dilte nga banesa. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. 55-vjeçari ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar për trajtim në spital. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar tri gëzhoja dhe një plumb, të cilat pritet të shërbejnë si prova për zbardhjen e sulmit. Hetimet për identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motiveve të ngjarjes po vijojnë nga Drejtoria e Krimit të Organizuar e Policisë së Atikës.