Lajme Zone
“Atdheu në rrezik, duhet të ndryshojmë qeverinë”/ Revolta për dorëheqjen e Ramës, Al Jazeera: 7 javë protesta në Tiranë! Qytetarët demonstratë kundër korrupsionit
PolitikëBalkanWeb

“Atdheu në rrezik, duhet të ndryshojmë qeverinë”/ Revolta për dorëheqjen e Ramës, Al Jazeera: 7 javë protesta në Tiranë! Qytetarët demonstratë kundër korrupsionit

Al Jazeera i ka kushtuar sërish një artikull protestave që po vijojnë prej 7 javësh në Shqipëri, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Al Jazeera i ka kushtuar sërish një artikull protestave që po vijojnë prej 7 javësh në Shqipëri, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Në artikull theksohet se shqiptarët prej 52 ditësh protestojnë kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes. Media përmend edhe protestën para Kuvendit, të zhvilluar ditën e djeshme, duke theksuar se protestuesit hodhën vezë ndaj ligjvënësve që hynin brenda institucionit për seancën plenare. “Protestuesit shqiptarë kanë qëlluar përsëri me vezë ligjvënësit, ndërsa demonstratat anti-qeveritare kundër korrupsionit dhe resortit vazhdojnë për javën e shtatë.”, thekson media.

Al Jazeera citon edhe disa demonstrues, njëri prej të cilëve thekson se qeveria e Ramës duhet rrëzuar për shkak se është e korruptuar. “Toka jonë është shitur. Nuk kemi ilaçe në spitale. Qeveria jonë është e korruptuar. Shqipëria ka vuajtur për vite me radhë. Ne jemi këtu për njerëzit, për vendin. Na duhet një qeveri e re. Duhet ta rrëzojmë këtë qeveri.”, theksoi protestuesi.

Një protestuese tjetër përmend edhe kërkesat që ata kanë, nga dorëheqja e kryeministrit dhe anulimin e disa ligjeve.

“Populli shqiptar nuk gënjehet më. Po e shesin Shqipërinë. Atdheu është në rrezik dhe ne jemi çuar.”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb