Jakup Krasniqi u dënua me 25 vite nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për krime lufte. Kunata e tij u shpreh se ky vendim ishte i padrejtë. Familjarët prisnin që të takoheshin me të dhe se ai, ashtu si tre liderët e tjerë të UÇK-së, nuk e meritonin të dënoheshin me burg.
“Ata janë liria jonë. Kanë luftuar për lirinë tonë, për lirinë e Kosovës. Nuk e prisnim këtë gjykim kështu. Jemi mjaft të shqetësuar. Prisnim që të takoheshim, të gëzoheshin me familjet e tyre. Ai ishte njeri shumë i mirë. Jam e emocionuar, nuk e prisnim kështu.
Kërkojmë drejtësi, drejtësi maksimale për lirimin e tyre në Apel. Janë padrejtësisht atje.
Për Kosovën ka luftuar, ka punuar vetëm për lirinë e atdheut. Vendimin e pritëm të gjithë bashkë. Të rraskapitur, të lodhur. Një javë pa fjetur.
Kjo është një padrejtësi e madhe. Pse të burgosen ata? Shkitë na kanë masakruar, na kanë vrarë. Ata janë bijtë më të mirë të vendit.
Në vend që të vinte të kënaqej me gruan, me nipërit, me mbesat, atë e dënuan me 25 vite. Ku është drejtësia?”, u shpreh kunata e Krasniqit. Top Channel

