Lajme Zone
Asnjë gjurmë nga ekzekutorët e Artan Myrtajt, viktima u qëllua me breshëri nga dy armë
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Asnjë gjurmë nga ekzekutorët e Artan Myrtajt, viktima u qëllua me breshëri nga dy armë

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve që ekzekutuan Artan Myrtajn, i njohur edhe si “Tani i Rruzhdiut”, në qendër të Sarandës.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve që ekzekutuan Artan Myrtajn, i njohur edhe si “Tani i Rruzhdiut”, në qendër të Sarandës.

44-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash sapo doli nga një lokal pranë ish-agjencisë. Dy autorët, të maskuar dhe me skafandra, lëviznin me motor dhe hapën zjarr ndaj tij. Myrtaj tentoi të largohej me vrap, por u qëllua për vdekje.

Në vendngjarje janë gjetur 16 gëzhoja, ndërsa dyshohet se autorët kanë përdorur dy armë të ndryshme. Deri më tani, grupi hetimor nuk ka mundur të përcaktojë drejtimin në të cilin u larguan atentatorët dhe nuk është gjetur as motori, ndërsa armët e përdorura në krim mbeten gjithashtu të paidentifikuara.

Atentati la të plagosur edhe një 73-vjeçar, Xhevdet Skëndaj, i cili u qëllua në shpinë teksa ndodhej rastësisht në rrugë. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor.

Hetuesit po fokusohen edhe te e kaluara e viktimës. Një nga pistat kryesore lidhet me një ngjarje të ndodhur vitin e kaluar në Sarandë. Myrtaj ishte liruar nga burgu vetëm pak javë më parë dhe ishte lënë në masën e detyrimit për paraqitje.

Ai ishte arrestuar në korrik të vitit 2025, në kuadër të një ngjarjeje ku Ramadan Zoto plagosi dy të rinj nga Kamza, pas një konflikti që lidhej me çështje pronësie në zonën e bregdetit.

Deri tani, autorët vijojnë të jenë të lirë, ndërsa grupi hetimor i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Vlorës po punon për zbardhjen e plotë të atentatit.