Komisioneri i Bashkimit Evropian për demokracinë, drejtësinë dhe shtetin ligjor, Michael McGrath, ka folur së fundmi në një intervistë për skandalin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit.
McGrath tha për Euronews Albania se nuk komenton asnjë rast individual, por theksoi se askush nuk është mbi ligjin.
Ai u shpreh se është e rëndësishme që provat të ndiqen në të gjitha çështjet dhe që aty ku identifikohet korrupsion, të sillet para gjykatave dhe gjykatat të vendosin më pas për veprimet e duhura. “Ne nuk komentojmë për asnjë rast individual, por riafirmojmë idenë që e di që është ndarë dikur këtu në Shqipëri, se askush nuk është mbi ligjin, se të gjithë të mund të bëhen përgjegjës për çdo keqbërje për të cilën mund të jenë fajtorë. Sigurisht, ata kanë të drejtë për një proces të rregullt ligjor dhe procedura të drejta, si dhe të drejtën për të qenë pjesë e një sistemi efikas të drejtësisë.
Por u takon autoriteteve të ndjekin provat dhe të ngrenë çështje kur i konsiderojnë të përshtatshme dhe së fundi, të sjellin prova në gjykatat e pavarura, të cilat më pas do të gjykojnë bazuar në provat që paraqiten në gjykatë.
Kështu duhet të funksionojë sistemi ynë. Pra, të gjithëve duhet t’u jepet një proces i drejtë para ligjit në Shqipëri, si dhe në gjithë Bashkimin Evropian. Por, po ashtu, të drejtat e tyre duhet të mbrohen. Por është e rëndësishme që provat të ndiqen në të gjitha çështjet dhe që aty ku identifikohet korrupsion, të sillet para gjykatave dhe gjykatat do të vendosin më pas për veprimet e duhura”, është shprehur McGrath. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

