Lajme Zone
Asgjesohen 42 bimë kanabisi në Krujë/ Pranga 31-vjeçarit, një tjetër në kërkim
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Asgjesohen 42 bimë kanabisi në Krujë/ Pranga 31-vjeçarit, një tjetër në kërkim

Një 31-vjeçar u arrestua dhe një 43-vjeçar u shpall në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mukja”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Një 31-vjeçar u arrestua dhe një 43-vjeçar u shpall në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mukja”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kishin kultivuar, në një zonë pyjore të fshatit Mukaj, 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendin ku kultivoheshin bimët narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet kruje