Marshimi i protestuesve në kryeqytet po vijon përgjatë zonës së ish-tregut Elektrik, ku qytetarët kanë intensifikuar thirrjet kundër qeverisë. “Ndryshim sistemi”, “Revolucion” dhe “Dorëheqje”, “Shqipëria e rinisë”, janë disa nga sloganet që dëgjohen gjatë marshimit, ndërsa protestuesit vijojnë të ecin në grup në rrugët e Tiranës. Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 62-të, vazhdon me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, si edhe për krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas organizatorëve, do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Protesta vijon pa incidente, ndërsa protestuesit po përshkojnë rrugët kryesore të kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
