Rreth 400 persona u mblodhën të premten në mbrëmje në qytetin e Carabayeda, në shtetin e La Guaira, për të përkujtuar viktimat e tërmetit të dyfishtë që goditi Venezuelën 100 ditë më parë. Vullnetarët shpërndanë qirinj të bardhë në vendin ku dikur ndodhej një kompleks banesash, i shembur nga dy tërmete me magnitudë 7.2 dhe 7.5, të cilët goditën vetëm 39 sekonda larg njëri-tjetrit.
Mes viktimave ishte edhe Francelis Iriarte, një 16-vjeçare, e cila humbi jetën pasi ndërtesa u shemb para syve të prindërve të saj, teksa ata po ktheheshin nga supermarketi. Në makinën e familjes së saj ishte shkruar mesazhi: “Do të të duam përgjithmonë, vajza jonë”.
Vía @GabyGabyGG
— ÚltimaHoraCaracol (@UltimaHoraCR) October 3, 2026 Fielous Perdomo, e cila humbi disa të afërm në tragjedi, e përshkroi me dhimbje situatën teksa qëndronte përpara truallit ku dikur ngrihej ndërtesa e apartamenteve.
“Është e vështirë t’i thuash vetes se nuk ka mbetur asgjë, vetëm një pemë e vogël. Është e tmerrshme”, tha ajo mes lotësh.
Tërmeti i dyfishtë i 24 qershorit shkaktoi shkatërrime të mëdha në veri të Venezuelës, ndërsa sipas të dhënave të raportuara, më shumë se 6,500 persona humbën jetën. Top Channel

