Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur punimet, ku në fokus të diskutimeve është organizimi dhe nisja e fushatës elektorale.
Në hapje të mbledhjes, Blendi Klosi deklaroi zyrtarisht çeljen e punimeve, duke theksuar rëndësinë e kësaj Asambleje dhe të vendimeve që pritet të diskutohen.
“Deklaroj të hapur punimet e mbledhjes së sotme, që ka një pikë shumë të rëndësishme, atë të lançimit të fushatës elektorale. Në këtë Asamble do të paraqitet materiali për mënyrën dhe të gjithë punën, si dhe dakordësinë që duhet të kemi”, u shpreh ai. Më pas, fjalën e mori kryeministri Edi Rama, i cili në nisje të fjalës së tij iu drejtua anëtarëve të Asamblesë.
“Fillimisht dua të ndaj vetë disa fjalë vetëm me Asamblenë e familjes sonë politike”, u shpreh Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Rama
