Në mungesë të një komunikimi të qartë për atë që ndodhi në Asamblenë e Partisë Sociaiste të shtunën, pikëpyetje të shumta vijojnë të shoqërojnë atë çfarë ndodhi me Elisa Spiropalin, deputeten socialiste të cilën dy vjet më parë Edi Rama e ngjiti ne kupolën e pushtetit, duke i besuar drejtimin e Parlamentit, e më pas diplomacinë, por që tani kërkohet të lihet jashtë derës. Në Asamble Edi Rama propozoi përjashtimin e saj. Nuk pati asnjë votim. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, u mjaftua të shpjegonte vetëm se ‘do vazhdojë të jetë anëtare e PS’. LEXO EDHE:SPAK dërgoi për gjykim dosjen Balluku, reagon Bardhi: Dorëzim i drejtësisë te korrupsioni, Rama vendos se kush arrestohet e kush jo Ndërsa më pas, përmes një statusi në facebook, e konsideroi si një çështje të mbyllur, duke qenë se vetëm tre emra të vjetër në PS e kundërshtuan. Klosi vuri në dukje se Spiropali ishte përjashtuar vetëm nga forumet e partisë, por as kjo deklaratë nuk e kthjelloi plotësisht situatën Një nga socialsitët më të vjetër, Petro Koçi, ish-deputet i PS deri në vitin 2025-ës, nuk nguron ta quajë nul atë që ndodhi në asamblenë e së shtunës, ndërsa qartazi nuk pajtohet me frymën e përjashtimeve. “Përjashtimi nga forumet me rastin e të shtunës është një pretendim nul. Nëse propozimi nuk është votuar institucionalisht ai nuk validohet dot. Në bazë të Statutit deputeti është ex oficio anëtar i Asamblesë Kombëtare”, tha Petro Koçi, ish-deputet i PS. Nese Elisa është anëtare e Grupit Socialist ajo automatikisht është në Asamble. Nuk besoj se do çmendej partia e ta përjashtonte nga grupi. Spiropali, për shkak të funksionit si ish-kryetare e Parlamentit, gëzon një pjesmarrje të përjetshme në Asamble, të paktën përsa kohë do të quhet anëtare e PS. Ndërsa për praninën e saj të ardhshme në grupin parlamentar, deri tani, po ashtu, nuk ka asnjë shpjegim zyrtar. E vetmja gjë që duket e sigurt është fakti se, një përjashtim I mundshëm, në këtë rast do të kërkonte një votim nga deputetët e shumicës. Të paktën në respect të procedurave. Përjashtimi i saj do të tkurrte numrat e mandateve të socialistëve në Kuvend. Pas largimit të deputetes Marjana Koçeku si e pavarur, dhe përjashtimit të mundshëm të Spiropalit, socialistët të cilë në zgjedhjet e majit 2025 fituan 83 mandate rrezikojnë të mbeten me vetëm 81 mandate. 84 votat e nevojshme për ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar, do garantoheshin vetëm nga 3 deputetët e socialdemokratëve të Tom Doshit. R.Xh / A.E A.E Shqiptarja.com TAG: grupi parlamentar i ps asambleja e PS PS edi rama elisa spiropali Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Labi: 16/11/2026 16:31 Mire i mori nga hiçi e anonimati.Pse s foli ne publik kur ishte pjese e qeverise?Apo po e rruajme pushtetin qyl.Ec,mos u perdredh.Ban parti te re ose rri anetare e thjeshte e PS se.U bane tane viktima edhe luks. Përgjigju Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.5% Të gabuar 27.4% Nuk e di 10.1% Vota total: 3856 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
