Lajme Zone
Asambleja e Atlantikut të Veriut/ Gjunkshi: Shqipëria duhet të ketë rol aktiv në çështjet e sigurisë
PolitikëCNA

Asambleja e Atlantikut të Veriut/ Gjunkshi: Shqipëria duhet të ketë rol aktiv në çështjet e sigurisë

Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi ka marrë p...

Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi ka marrë pjesë ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Punimet e Asamblesë janë mbajtur në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Gjunkshi gjatë Asamblesë së Atlantikut të Veriut ka zhvilluar takime të shumta me fokusin te siguria e Shqipërisë, në ndërlidhej me aleatët e aleancës.

Për këshilltarin e PD-së, vendi ynë gëzon premisat që të jetë një faktor kyç për sigurinë. Mirëpo, sipas tij duhet ngitur zëri që kjo të realizohet, përndryshe nuk mund të kemi një rol aktiv sa i takon sigurisë në rajon, në Ballakn e më gjerë.

Reagimi i Gjunkshkit: "Në Berlin, pjesëmarrës në takimin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Atlantikut të Veriut nga data 21-23 Nentor 2026.

Në kuadër të këtij aktiviteti, kam pasur mundësinë të takohem dhe të shkëmbej mendime me personalitete të njohura të politikës ndërkombëtare, mes tyre ish-ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavu?o?lu, ish-ministrin Gjerman Christian Schmidt dhe përfaqsues të vendeve tjera të Nato-s dhe vendeve partnere.

Në fokus të këtij forumi janë sfidat aktuale të sigurisë, zhvillimet gjeopolitike dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve aleate.

Si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit të PD-së Sali Berisha, e vlerësoj pjesëmarrjen në këtë forum si një mundësi për të kontribuar në dialogun ndërkombëtar dhe për të forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë euroatlantikë.

Shqipëria duhet të jetë një zë aktiv në diskutimet për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen europiane të rajonit tonë."/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.