Andis Salla / 4 herë ministri i Bujqësisë premtoi se fondet do të vijnë, por Komisioni Europian i ka kthyer 3 herë përgjigje negative, duke kërkuar çuarjen para drejtësisë të abuzuesve dhe rikthimin e 84 milionë eurove të dhëna subjekteve jo-fermerë. OLAF-i ka kallëzuar, SPAK-i ka marrë në pyetje Frida Krifcën si 'person që ka dijeni', por hetimi nuk përparon… Fillimisht, po përmendim 4 fakte nga kronologjia e mashtrimeve të Ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, lidhur me fondet "IPARD III" që i ka bllokuar BE-ja pas abuzimeve me fondet "IPARD II":
· Në muajin tetor 2025, një muaj pasi Andis Salla nisi detyrën si ministër i Bujqësisë, deklaroi se kishte negociuar personalisht me shefat e Komisionit Europian dhe se në janar 2026 do të zhbllokoheshin e dërgoheshin 149 milionë euro për bujqësinë, por nuk erdhën.
· Më datë 18 shkurt 2026, në një konferencë për financimin e bujqësisë, ministri Andis Salla tha se më 9 mars do të shkonte në Komisionin Europian për të firmosur marrëveshjen "IPARD III" me vlerë 112 milionë euro, por përsëri fondet nuk erdhën.
· Dy herë të tjera, në muajt prill e maj, ministri Andis Salla deklaroi në parlament se fondet e BE-së për bujqësinë do të vinin brenda muajit qershor 2026, por nuk erdhën.
· Dy javë më parë, gjatë një interpelance të kërkuar nga deputeti i PS-së, Erion Braçe, ministri Andis Salla tha se fondet janë gati dhe do të vijnë patjetër brenda vitit 2026.
Por një informacion që "Pamfleti" ka siguruar nga burime brenda Ministrisë së Financave bën me dije se Komisioni Europian i ka kthyer përgjigje të prerë qeverisë shqiptare se fondet "IPARD III" për bujqësinë do të vazhdojnë të mbahen të bllokuara.
Sipas kushtit të Komisionit Europian, Shqipërisë nuk do t'i jepen fondet pa çuar para drejtësisë zyrtarët që abuzuan me fondet "IPARD II" dhe pa u rikthyer në llogarinë e BE-së 84 milionë euro që u janë dhënë personave e subjekteve private që nuk janë fermerë.
Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, vazhdon të mashtrojë fermerët sikur fondet e BE-së do të vijnë, kur nga Komisioni Europian ka marrë 3 herë përgjigje "JO"; refuzim që 1 javë më parë i është dërguar si njoftim dhe kryeministrit Edi Rama e Ministrit të Financave, Petrit Malaj.
Komisioni Europian ka përsëritur vazhdimisht se rifillimi i fondeve për bujqësinë shqiptare varet nga përmbushja e masave korrigjuese dhe garantimi i mbrojtjes së interesave financiare të BE-së, duke kryer hetimin penal në Shqipëri, prej 4 vitesh i bllokuar në SPAK.
Mashtrimit që vazhdon të bëjë ministri Andis Salla, ia ka nxjerrë bojën dhe Zëdhënësi për Bujqësinë në Komisionin Europian, Olof Gill, duke thënë se fondet "IPARD" për Shqipërinë do të jenë të bllokuara, deri kur qeveria dhe drejtësia të tregojnë vullnet për gjykimin e abuzuesve.
Në tetor 2025, Edi Rama mashtroi se gjoja bëhej fjalë vetëm për "parregullsi" dhe jo për dyshime korrupsioni, por dokumentet dhe përgjigjet zyrtare të KE-së kanë theksuar se pezullimi u bazua në informacion të marrë në kuadër të një hetimi të OLAF-it, të çuar si kallëzim në SPAK.
Ndërkohë që Komisioni Europian po kërkon çuarjen para drejtësisë të zyrtarëve që abuzuan me fondet e bujqësisë dhe rikthimin e milionave të dhëna në shkelje të ligjit, Edi Rama vazhdon të mbrojë ish-drejtoreshën Frida Krifca, duke mos lejuar bërjen e kallëzimit penal nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural.
Në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama ka qenë dhe ish-drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili bllokoi hetimin për kallëzimin që bëri OLAF-i ndaj Frida Krifcës, kur provat në dosje janë me emra personash zyrtarë që kanë dhënë 138 milionë euro dhe ata që i kanë marrë.
Me ndërhyrjen e shefave të KE-së, drejtuesi i ri i SPAK-ut, Klodian Braho, njëherësh prokuror i dosjes, vuri në lëvizje hetimin më 26 shkurt 2026, duke marrë në pyetje Reni Ashikun, sekser i Frida Krifcës, ndërsa më 17 mars 2026 mori në pyetje Frida Krifcën, por si person që ka dijeni.
Nuk ka asnjë zhvillim tjetër për hetimin e Frida Krifcës dhe grupit të saj që kanë bërë batërdinë me fondet "IPARD II" që dërgoi BE-ja, prandaj nuk do të ketë as zhbllokim të fondeve "IPARD III" derisa ata të çohen para drejtësisë./Pamfletiandis salla ipard3 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Shpëtimi i Shqipërisë nis te oligarkët, ata po i marrin frymën shtetit! 25 Korrik 2026, 18:1918:19Dosja e zezë ‘Tano Karidi’ i Mjekësisë luftë me letra anonime, Xheladin Draçini nis "gjuetinë e shtrigave" ndaj Prof. Edit Xhajankës 25 Korrik 2026, 16:1616:16Dosja e zezë Padia që godet themelet e karrierës së Ols Dados: A u emërua prokurori i SPAK jashtë ligjit? 24 Korrik 2026, 12:2212:22Dosja e zezë Nuk kanë fund haraçet që po paguan Edi Rama për Erdoganin: Sulltani sjell bankën shtetërore turke në Tiranë 23 Korrik 2026, 09:0809:08Dosja e zezë SPAK zbarkon në AZHT dhe KKT, dosja "Aruba" çon hetuesit te lejet e kullave dhe investimet strategjike 22 Korrik 2026, 15:5715:57Dosja e zezë SPAK-u nën survejim, kompania 'G37 Chambers', kliente e Ramës lexon dosjet e hetuesve, 11.2 milionë euro për 'konsulencë' pa garë 22 Korrik 2026, 11:1411:14Dosja e zezë

