Lajme Zone
Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit, Todi Llupi! Në 1989 ishte nderuar me titullin ‘Artist i Merituar’
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit, Todi Llupi! Në 1989 ishte nderuar me titullin ‘Artist i Merituar’

Arti shqiptar humbi Todi Llupin, një prej emrat e njohur të kinemasë dhe teatrit. Publiku do ta kujtojë veçanërisht për personazhin e Malos në parodinë e famshme 'Do martojmë Malon'. Rol ky që u bë sinonim i emrit të tij.

Të martën e 14 korrikut u nda nga jeta, në moshën 78-vjeçare, aktori i humorit Todi Llupi, një nga figurat më të spikatura të Estradës së Fierit. Për më shumë se pesë dekada në skenë, ai dhuroi te qeshura pafund falë humorit fin, personazheve autentikë dhe përdorimit mjeshtëror të dialektit myzeqar. Todi Llupi u bë pjesë e Estradës Profesioniste të Fierit në vitin 1971, duke u kthyer shpejt në një nga aktorët më të dashur të saj. Ndër breza do të kujtohet për interpretimin e rolit të Malos, në parodinë "Do martojmë Malon", një nga veprat më të njohura te teatrit. LEXO EDHE:Tokën bujqësore prej 67 ha e kthyen në tokë 'pa fryt' e më pas e dhanë me qira për panele diellore! SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Divjakës e tre zyrtarë Përveç estradës, Llupi la gjurmë edhe në kinema. Ai interpretoi në disa filma artistikë, duke dëshmuar se ishte një aktor me diapazon të gjerë. Në filmin "Amnistia" të regjisorit Bujar Alimani, ai solli një nga interpretimet më të fuqishme të karrierës së tij, në rolin e Remziut, një personazh dramatik ku tregoi një tjetër dimension të talentit të tij. Vitet e fundit Todi Llupi luajti në komedinë satirike "Shshsh... ule zërin", me tekst të Pëllumb Kullës dhe regji të Leka Bungos, duke dëshmuar se pasioni për teatrin nuk e la asnjëherë. Në vitin 1989 u nderua me titullin "Artist i Merituar", në vlerësim të kontributit të tij të veçantë në artin skenik. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Todi Llupi aktor Fier Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.4% Të gabuar 86.4% Nuk e di 3.3% Vota total: 674 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?