Lajme Zone
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti i PS shoqërohet nga avokati
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti i PS shoqërohet nga avokati

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, ish-deputet i PS-së dhe njëkohësisht biznesmen, Artan Gaçi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, ish-deputet i PS-së dhe njëkohësisht biznesmen, Artan Gaçi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, bën me dije se ai ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.

Nuk dihet ende se për cilën arsye ai është paraqitur sot në SPAK, ndërsa kujtojmë se ai është thirrur edhe herë tjetër në Prokurorinë e Posaçme, pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë. Top Channel