Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Arrestoni Ramën dhe Ballukun” – Mbyllet dita e 47-të e revoltës, protestuesit rikthehen te Kryeministria pas marshimit në Tiranë: Nesër më shumë!


Pas një marshimi masiv nëpër rrugët dhe akset kryesore të kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish aty ku nisi gjithçka, përpara godinës së Kryeministrisë, duke përmbyllur kështu zyrtarisht tubimin e sotëm.

Pas një marshimi masiv nëpër rrugët dhe akset kryesore të kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish aty ku nisi gjithçka, përpara godinës së Kryeministrisë, duke përmbyllur kështu zyrtarisht tubimin e sotëm. Kjo ditë e 47-të e revoltës qytetare kundër qeverisë u karakterizua nga fjalime të ashpra, mesazhe mjaft kreative të shkruara në asfalt dhe një marshim që bllokoi për disa dhjetëra minuta nyjet kryesore të Tiranës. Rikthimi i protestuesve përpara selisë së qeverisë u shoqërua me të njëjtat thirrje të forta që kanë karakterizuar të gjithë ditën e sotme. Me thirrjet që dëgjoheshin në kor: “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun!”, qytetarët dhe aktivistët kanë kërkuar sërish reagimin e menjëhershëm të organeve të reja të drejtësisë ndaj aferave korruptive të denoncuara. Përpara shpërndarjes, organizatorët dhe aktivistët kanë lënë takim për ditën e nesërme, e cila do të shënojë ditën e 48-të radhazi të kësaj qëndrese popullore. Përmes megafonëve, u bë thirrje që dita e nesërme të sjellë një pjesëmarrje edhe më të madhe të qytetarëve në bulevard për të vijuar presionin ndaj mazhorancës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb “Bashkohuni me ne”/ Marshim në zonën e Ish-Bllokut, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët “Rama-Balluku, SPAK YOU!”/ Mesazhi gjigant shkruhet në asfalt përpara Kryeministrisë, aktivistët thirrje drejtësisë: Hetoni Ramën si kokën e organizatës! “Rama SPAK you!”/ Protestuesit mbushin rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Ju erdhi fundi! Përfjnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Revolta qytetare/ I riu thirrje qytetarëve: Besoni te kjo protestë, te njerëzit e lirë që janë në këtë shesh “Referendum, do të vendosë sovrani!”, protestuesi: E gjithë bota po flet për ne. Duam ndryshim, pa Ramën e Berishën! Nga siguria e fëmijëve te korrupsioni dhe abuzimet e pushtetit! Fjalimi i fortë i Gent Prognit: Ja pse protestojnë qytetarët Mesazhi i fortë i të riut ngre peshë zemrat e protestuesve: Rama e ka lakun në fyt, fuqia është në duart tona. Duam një Shqipëri të re! FOTOLAJM/ “Rama n’burg, Balluku n’burg”, “S’jemi numra, por zëra”, pankartat me mesazhe pikante nga protesta e 47-të “Kush është rritur më shumë, mirëqenia e popullit apo llogaria e Belindës?” – I riu gozhdon qeverinë me ironi nga bulevardi: Kush ka ricikluar më shumë plehra, landfilli i Sharrës apo lista juaj e deputetëve? Pensionisti ‘shpërthen’ nga protesta para Kryeministrisë: Rama bëri reformën e vjedhjes së pensioneve. Duam klasë të re politike! “U bënë 72 orë pa asnjë reagim!”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj akuza të forta nga protesta: Daçiç doli në krah të ministres që kërkoi spastrimin etnik të Kosovës, shpalleni ‘non grata’! Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve mbështet protestën: Qeveria t’i thërrasë mendjes, të plotësojë 5 kërkesat! “Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale” – aktivistja Sidorela Vatnikaj: T’i jepet fund tranzicionit 36-vjeçar! Hetoni Ramën, arrestoni Ballukun! Revolta qytetare! Protestuesja: Rinia është lodhur nga të njëjtat figura politike, tani është radha jonë! FOTO / Dita e 47-të e revoltës qytetare, ambasadori i Spanjës shihet mes protestuesve Të rinj shfaqen të veshur me pelerinat e diplomimit, e reja tregon simbolikën nga protesta: Nuk ikim nga sheshi o klasë e kalbur politike “Arresto Ballukun!”/ Protestuesi thirrje deputetëve nga bulevardi: Publikoni dokumentin, a ka kërkesë të dytë të protokolluar në Kuvend për prangosjen e saj? “BE na dha të drejtë për zonat e mbrojtura” – Protestuesi: Si ka mundësi që me gjithë këta ministra në burg, Rama nuk merret i pandehur nga SPAK?! “S’jemi për grykën e pushkës, por për paqe”, thirrja e qytetarit nga Bulevardi: E gjithë Shqipëria të ngrihet në protestë, të rrëzojmë Ramën! “Kjo lëvizje nuk negocion, SPAK të hetojë Ramën si koka kriminale e sistemit korruptiv” – aktivisti Edison Lika: S’na bëjnë dot pis! Duam dorëheqjen e kryeministrit