Lajme Zone
Arrestohet tepelenasi në Sarandë, tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet tepelenasi në Sarandë, tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali

Një operacion i zhvilluar mesditën e sotme nga Policia e Sarandës ka çuar në pranga një 30-vjeçar nga Tepelena, i cili ishte shpallur në kërkim prej fillimit të këtij muaji për një ngjarje të rëndë të ndodhur pranë pikës kufitare të Qafë Botës.

Një operacion i zhvilluar mesditën e sotme nga Policia e Sarandës ka çuar në pranga një 30-vjeçar nga Tepelena, i cili ishte shpallur në kërkim prej fillimit të këtij muaji për një ngjarje të rëndë të ndodhur pranë pikës kufitare të Qafë Botës.

I arrestuari është Mariglen Kondi, me origjinë nga fshati Salari i Tepelenës, i cili akuzohet se ka tentuar të rrëmbejë me forcë një shtetase nga Nepali. Aksioni për kapjen e tij u realizua në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, pikërisht në zonën pranë stadiumit, ku efektivët e policisë ranë në gjurmët e të riut dhe bënë të mundur neutralizimin e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 2 korrikut, rreth orës 18:53, në aksin rrugor Konispol-Qafë Botë, në vendin e njohur si "Postbllok". Sipas rindërtimit të ngjarjes nga grupi hetimor, 30-vjeçari i është afruar vajzës nga Nepali dhe ka tentuar disa herë me radhë ta fusë atë me forcë brenda automjetit të tij.

Përballë rezistencës dhe reagimit të shpejtë të së resë, ajo ka arritur të shkëputet nga duart e tij, është larguar me vrap nga vendngjarja dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet policore. Hetuesit arritën ta identifikonin autorin përmes këqyrjes me imtësi të pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.

Mariglen Kondi rezulton të jetë një person me precedentë të theksuar penalë dhe me një skedë të pasur kriminale. Në vitin 2020, ai u arrestua nga policia për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim, ndërsa më vonë gjykata i zbuti masën e sigurisë duke e kaluar në "Arrest në shtëpi".

Megjithatë, ndërsa ndodhej nën këtë masë shtrënguese, ai vendosi ta thyejë atë dhe në vitin 2021 ra sërish në prangat e policisë, kësaj radhe si i dyshuar për vjedhjen e disa kamionçinave në qytetin e Lushnjës. Tashmë 30-vjeçari ndodhet në ambientet e policisë, ku pritet të përballet me drejtësinë për akuzat e reja që rëndojnë mbi të.