Lajme Zone
Arrestohet pronari i një servisi në Astir, dyshohet se mashtroi klientët dhe tentoi të shiste automjetet e tyre
PolitikëABC News Albania

Arrestohet pronari i një servisi në Astir, dyshohet se mashtroi klientët dhe tentoi të shiste automjetet e tyre

Tiranë – Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin e një servisi automjetesh në zonën e Astirit, i dyshuar për mashtrim ndaj klientëve. Operacioni i koduar “Skema”, i finalizuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, dokumentoi deri tani 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Sipas Policisë, i arrestuari, shtetasi M. H., 37 vjeç, dyshohet se merrte pagesat për riparimin e automjeteve, por nuk kryente shërbimet e premtuara. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në disa raste ai ka tentuar të shesë automjetet që klientët i kishin lënë në servis për riparim.

Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit, policia sekuestroi pesë automjete, të cilat iu lanë në ruajtje pronarëve të tyre. Operacioni u zhvillua pas kallëzimeve të disa qytetarëve, të cilët denoncuan se automjetet e tyre nuk ishin riparuar, pavarësisht se kishin kryer pagesat përkatëse.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar raste të tjera të mundshme mashtrimi që mund të jenë kryer nga 37-vjeçari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet