Lajme Zone
Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në Prishtinë
Të tjeraTelegrafi

Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në Prishtinë

Një shtetas algjerian është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në një market.

Një shtetas algjerian është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në një market.Sipas Policisë, gjatë incidentit i dyshuari ka nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por është ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor. Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë metalik dhe dy telefona celularë, njëri prej të cilëve rezulton të jetë i vjedhur.Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”. /Telegrafi/