Lajme Zone
Arrestohet në Shkodër ish-polici malazez Aleksandar Sekuliç, i lidhur me kartelin ballkanik të drogës
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet në Shkodër ish-polici malazez Aleksandar Sekuliç, i lidhur me kartelin ballkanik të drogës

Aleksandar Sekuliç, ish-punonjës i policisë malazeze, i dyshuar si pjesëtar i degës së Zetës të klanit kriminal “Škaljari”, është arrestuar në Shkodër në bazë të një urdhërkërkimi ndërkombëtar të lëshuar përmes Interpolit të Podgoricës.

Kreu i bandës malazeze të cilës i shërbente polici, Igor Krstoviç / Aleksandar Sekuliç, ish-efektiv i policisë malazeze dhe i dyshuar si pjesëtar i klanit famëkeq kriminal “Škaljari”, është arrestuar në Shkodër. Ai akuzohet se shfrytëzonte uniformën e policisë për t'u dhënë informacione sekrete trafikantëve të drogës dhe për t'i ndihmuar t'i shpëtonin drejtësisë. Një personazh i kërkuar i botës së krimit të organizuar në Mal të Zi ka përfunduar në prangat e autoriteteve shqiptare.

Aleksandar Sekuliç, ish-punonjës i policisë malazeze, i dyshuar si pjesëtar i degës së Zetës të klanit kriminal “Škaljari”, është arrestuar në Shkodër në bazë të një urdhërkërkimi ndërkombëtar të lëshuar përmes Interpolit të Podgoricës.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Sekuliç kërkohej nga autoritetet malazeze për t'u përballur me procesin penal që po zhvillohet ndaj tij në Gjykatën e Lartë të Podgoricës, mbi bazën e një aktakuze të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Ai akuzohet për krijimin e një organizate kriminale dhe për vepra penale që lidhen me prodhimin, mbajtjen dhe trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike.

Nga uniforma e policisë te shërbimi për kartelin e drogës

Sipas aktakuzës së autoriteteve malazeze, Sekuliç dyshohet se ishte pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Igor Krstoviç.

Hetuesit pretendojnë se ai kishte një rol veçanërisht të rëndësishëm në funksionimin e grupit, pasi shfrytëzonte pozicionin e tij si punonjës policie për të siguruar informacione konfidenciale mbi operacionet dhe hetimet e autoriteteve.

Këto informacione dyshohet se u përcilleshin anëtarëve të organizatës kriminale, duke u krijuar mundësi të shmangnin zbulimin dhe ndjekjen penale.

Përveç rrjedhjes së informacioneve policore, ish-efektivi dyshohet se ishte i përfshirë edhe në veprimtari të trafikimit të narkotikëve.

Sipas policisë malazeze, Sekuliç dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për të mbrojtur anëtarët e organizatës kriminale nga veprimet e strukturave ligjzbatuese.

Interpoli i Tiranës dhe Podgoricës nisin procedurat e ekstradimit

Pas arrestimit në Shkodër, autoritetet e Malit të Zi kanë njoftuar se do të vijojë komunikimi ndërmjet zyrave kombëtare të Interpolit në Podgoricë dhe Tiranë, me qëllim realizimin e ekstradimit të Sekuliçit drejt Malit të Zi.

Policia malazeze e ka paraqitur operacionin si pjesë të përpjekjeve për goditjen e organizatave kriminale me rrezikshmëri të lartë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

Arrestimi në territorin shqiptar rikthen në vëmendje dimensionin ndërkufitar të rrjeteve kriminale të Ballkanit dhe rëndësinë e bashkëpunimit policor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Megjithatë, mbetet për t'u sqaruar se prej sa kohësh Sekuliç ndodhej në Shqipëri dhe në çfarë rrethanash ishte vendosur në Shkodër./Pamfletialeksandar sekuliç igor krstoviç Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Detaje nga vrasja e shqiptarit në Bruksel, dyshime për larje hesapesh droge; udhëtonte shpesh drejt Shqipërisë 13 Nëntor 2026, 14:1814:18Kronike Terror me armë në rrugët e Londrës, shqiptari dënohet me 15 vite burg 13 Nëntor 2026, 13:5413:54Kronike Krim makabër në Austri, shqiptari vret gruan me armë dhe kaçavidë 13 Nëntor 2026, 13:4013:40Kronike Qarkullonin të armatosur nëpër Tiranë, arrestohen dy të rinj; përplasen me policinë në komisariat 13 Nëntor 2026, 12:3912:39Kronike Kush është “Napoleoni” shqiptar i kokainës në Dubai? 13 Nëntor 2026, 12:2912:29Kronike Brenda perandorisë shqiptare të kokainës në Britani, Sky News zbulon skemën e trafikut dhe ku përfjnë milionat e drogës 13 Nëntor 2026, 12:2012:20Kronike