Lajme Zone
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet në Greqi shqiptari i rrezikshëm/ I kërkuar për vrasje, në banesën e tij në Athinë u gjetën kokainë dhe armë


Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes”, të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë dhe u arrestuan disa shqiptarë, mes të cilëve një person me rrezikshmëri të lartë dhe i kërkuar në Shqipëri për vrasje, emrin e të cilit nuk pranoi ta bënte publik as Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes”, të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë dhe u arrestuan disa shqiptarë, mes të cilëve një person me rrezikshmëri të lartë dhe i kërkuar në Shqipëri për vrasje, emrin e të cilit nuk pranoi ta bënte publik as Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

“Kemi pasur një shkëmbim në kohë reale të informacionit me homologët grekë. Ata na kanë bërë me dije për një operacion në Athinë, ku kanë kapur një sasi lënde narkotike, kokainë, dhe janë arrestuar disa shtetas shqiptarë. Mes tyre është edhe një person në kërkim për llogari të Shqipërisë, i dënuar për vrasje, me rrezikshmëri të lartë, por ngaqë informacioni është konfidencial, nuk mund të bëj publik emrin. Ne kemi vazhduar verifikimet në të gjithë pjesën sa na takon ne, duke filluar hetimet tona në lidhje me këtë rast të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.”

Mësohet se shqiptari jetonte në një vilë luksoze në Marathona të Greqisë, ku u arrestua së bashku me djalin e tij. Gjatë kontrollit në banesë, i janë gjetur 2 kg kokainë, peshore, kimikate dhe sende që shërbenin për paketimin e drogës. Dyshimet janë se edhe sasia prej 84 kg kokainë do të sillej pikërisht në këtë banesë. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës, policia gjeti të futur nën dhe, poshtë barit sintetik, një armë zjarri pistoletë. Po ashtu, në vilë u gjet edhe një automjet luksoz. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas policisë, u numëruan gjithsej 1,058 shufra plastike me ndërtim të shkëlqyer, të cilat ishin kërcell artificialë të trëndafilave që vinin nga Kolumbia dhe secila prej të cilave fshihte brenda 79 gramë kokainë të pastër. Sipas vlerësimeve zyrtare nga autoritetet, vlera totale e sasisë së sekuestruar arrin në 2.4 milionë euro.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në aeroportin e Athinës, ku lënda narkotike, 84 kg kokainë, ishte kamufluar mes ngarkesës me lule, në një përpjekje për ta futur atë në territorin grek pa u zbuluar./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetRajoni Greqishqiptari