I shumëkërkuari nga drejtësia, Ergys Agasi, është vënë në pranga këtë të mërkurë. CNA ka mësuar se Agasi është arrestuar gjatë një operacioni policor të kryer nga Elbasani dhe ka përfudnuar në Durrës nga Forcat Speciale të Policisë të Policisë së Shtetit. Në momentin e arrestimit të tij, Agasi ka qenë i shoqëruar nga një tjetër shtetas i shumëkërkuar nga policia, Ulian Shpataraku.
Agasi ishte shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2025.
Po në të njëjtën kohë, Prokuroria e Posaçme lëshoi një urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)
Ndaj Agasit rëndojnë këto akuza: "Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike", "Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës", "Heqje e paligjshme e lirisë", si edhe "Pastrim i produkteve të veprës penale"./CNA Ergys Agasi, si hija në errësirë e Edi Ramës 2 Mars, 12:29 Hija e Ergys Agasit nga errësira në dritë 3 Mars, 11:29 Ergys Agasi, nga hijet e hetimeve në SPAK tek emërimet në qeveri 4 Mars, 15:09 Hijet e Ergys Agasit, kërcënimi i një biznesmeni dhe aksioni për të heshtur 7 Mars, 09:43 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

