Valter Lavitola, biznesmen dhe ish-ndërmjetës i njohur në politikën italiane, është arrestuar me akuzën se ka porositur atentatin me eksploziv ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit të njohur të RAI-t, “Report”. Masa e arrestit është lëshuar nga Gjykata e Romës në kuadër të hetimeve të Prokurorisë, e cila e akuzon Lavitolën për organizimin e sulmit me rënduesen e metodës mafioze. Atentati ndodhi në tetor të vitit të kaluar në Pomecia, pranë Romës, kur një bombë artizanale shpërtheu pranë banesës së gazetarit. Sipas hetuesve, Lavitola ka ideuar planin dhe i ka besuar bashkëpunëtorit të tij, Klesio Gomez Tavares, gjetjen e personave që do të kryenin sulmin dhe sigurimin e lëndës shpërthyese. Tavares është shpallur në kërkim dhe autoritetet italiane nuk kanë arritur ende ta lokalizojnë. LEXO EDHE:Çifti i pazakontë Ranucci-Lavitola dhe ëndrra e ndaluar për të hyrë në korridoret e pushtetit Katër persona të tjerë, të dyshuar si autorët që vendosën eksplozivin, ndodhen tashmë në burg. Ata akuzohen për përdorim të lëndëve shpërthyese, kërcënim dhe dëmtim, me rënduesen se kanë vepruar me metoda mafioze. Sipas Prokurorisë, dy të dyshuarit kanë bërë edhe vëzhgime pranë banesës së Ranucci-t përpara atentatit. Hetimet mbështeten në tabulatet telefonike, gjurmimin e automjeteve dhe ekspertizën e telefonave celularë, të cilat, sipas autoriteteve, rrëzojnë alibitë e paraqitura nga të akuzuarit. Lavitola i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ishte mik i Ranucci-t. Ai pritet të merret në pyetje nga hetuesit në vijim të procedurës. U.D/Shqiptarja.com TAG: rai itali Sigfrido Ranucci Valter Lavitola Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46% Jo 46.1% I/e dyzuar 7.9% Vota total: 1266 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

