Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se po transportonte kundrejt fitimit 7 shtetas të huaj, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.
Operacioni, i koduar “Rrjeta 2”, u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Sipas policisë, në pranga u vu shtetasi A. A., 31 vjeç, i cili u kap duke transportuar 7 shtetas nga vendet e treta me një automjet në pronësi të M. K., 25 vjeç. Ky i fundit dyshohet se është i përfshirë në aktivitet dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe automjetin e përdorur për transportimin e shtetasve të huaj.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe kapjen e 25-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policia e elbasanit

