Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestimi i Hysenit, Rama i thotë të gjitha/ Deklarata e kryeministrit pas vizitës 6-ditore në SHBA


Vetëm pak minuta pasi zbriti në tokën shqiptare, nga shba-t, kryeministri sic kishte parlajmëruar, dha një ndër mesazhet më të rëndësishme të tija në këto 4 mandate qeverisëse. E nisi nga Vlora Hysenin dhe gjithë cfarë ka ndodhur këto ditë në vend, ndërsa ai nuk ishte.

Vetëm pak minuta pasi zbriti në tokën shqiptare, nga shba-t, kryeministri sic kishte parlajmëruar, dha një ndër mesazhet më të rëndësishme të tija në këto 4 mandate qeverisëse. E nisi nga Vlora Hysenin dhe gjithë cfarë ka ndodhur këto ditë në vend, ndërsa ai nuk ishte.

Ai u distancua nga përmbajtja e dosjes për ish-kryetaren e shish, por jo asaj çfarë është shpërndarë këto ditë por qëndroi më gjatë tek pasoja e rëndë në imazhin e shtetit.

“Nuk është hera e parë në historinë e botës që shefi i një shërbimi sekret merret i padehrur, por e para që institucioni i shërbimit sekret bëhet target kombëtar dhe ndërkombëtar thashethemesh mediatike për shkak të mosmarrjes së atyre masave që shtetet marrin. Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Mbrojtja e SHISH dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit.” Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Kjo cështje do të prodhojë refektim, që nis që të mbledhjen e Këhsillot të Sigurimit Kombëtar që mblidhet të hënën.

“Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë i thirrur nesër është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale.”

Ndërsa llogarinë me drejtësinë do të duhet të mbyll vetë Hyseni, qartësoi si në raste të mëparshme rama.

“Kur një zyrtar I lartë I ka hapur një llogari me drejtësinë, edhe për hysenin, është një cështje indivuale.”

Rama iu përgjigj dhe akuzave që janë drejtuar ndaj tij, si emëruesi i Hysenit në krye të shish.

“Fillimisht ka nisur të punojë pranë meje, në rolin e këshilltares që mbulonte marrëdhëniet me institucionet e sigurisë. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar mbi referencat e shkëlqyera të marra nga shërbimet partnere – nënvizoj, e shkëlqyera – ajo është emëruar drejtuese e Shërbimit. As nuk vihet sot në diskutim se ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ ka hapur një llogari shumë të vështirë me drejtësinë, përveçse ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend, ku mori besim të pakursyer.”

Mesazhi për Hysenin u lidh dhe me qëndrimin e tij ndaj reformës në drejtësi dhe pasojat që po jep.

“Fakti se në episodet e këtij kapitulli të ri, të dobishëm e të shëndetshëm për Shqipërinë, hetimet e pavarura u hapin llogari me drejtësinë individëve të veshur me pushtet apo të lidhur me pushtetin,nuk provon assesi që shumica qeverisëse është e korruptuar. Përkundrazi. Ky fakt, këto episode, kjo histori e re drejtësie në Shqipëri, ku, kurrë më parë, s’ka pasur asnjë lloj drejtësie të pavarur, sepse s’ka pasur kurrë më parë një udhëheqje politike të interesuar për t’i dhënë pavarësi drejtësisë dhe as ka pasur një forcë politike të gatshme për të mbështetur një drejtësi të pavarur.”

Paralelizimin me kohën e PD e bëri me ngjarjen eGërdecit apo 21 janarit.

“E kemi jetuar të gjithë, vendin ku drejtori i taksave të republikës qëndronte në krye të detyrës nga arresti shtëpiak dhe ku 26 të vrarëtë pafajshëm në shpërthimin e një projekti korruptiv të ministrisë së mbrojtjes, u trajtuan si 26 viktima të një fatkeqësie natyrore. E di që edhe sot e gjithë ditën ata katër të vrarë në bulevard nuk kanë marrë ende drejtësi. E di gjithashtu, e di qëçke me të, që me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua nga fajtorët e pahetuar ende gjermësot, ngritja e një lavatriçeje mediatike që kurdis sot e gjithë ditën ato “bombat çudibërëse” anti-qeveri, “Korrupsion – Korrupsion – Korrupsion, na mbyti korrupsioni”.

Për pasurin e tij, ai tha këtë përgjigje.

“Po ama një provë të vetme, që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes sonë, dhënë në këmbim të një firme të vetme tëhedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk e nxjerrin dot kurrë. Sepse nuk ka lindur akoma ai lloj fenomeni.”

Dhe deklaroi se objektivi i tij është ende në rrugën e realizimit.

“Jam për të bërë histori, jo pasuri. Jam për historinë për emrin, për shqipërinë, e dua këtë vend sa më lartë, e dua në BE, brenda këtij mandait.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet