Kreu i SPAK, Klodian Braho është pyetur nga gazetarët lidhur për arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë.
Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë.
Kreu i SPAK sqaroi se procedurat ishin ndjekur në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe se arrestimi nuk ishte një veprim i rastësishëm.
Sipas tij, prokuroria kishte komunikuar prej javësh me autoritetet franceze dhe kishte shkëmbyer informacion jo vetëm për kapjen e Beqirajt, por edhe për veprimet e tij të tjera që lidhen me hetimin. “Prokuroria, në çdo rast, sapo merr urdhrin e gjykatës, e dërgon për ekzekutim pranë organit që ka detyrën përkatëse. Në këtë moment është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar dhe personi që ju përmendni është njëri prej tyre. Nuk ka qenë një veprim i rastësishëm. Prokuroria ka qenë prej javësh në kontakt me autoritetet franceze, ka ndarë informacion me francezët, jo vetëm për kapjen e tij, por edhe për veprimet e tij. Për veprime të tjera do t’ju bëjmë me dije në vijim. Prokuroria e ka ditur se ku ai ndodhej dhe ka dërguar letërporosi para se ai të arrestohej”, tha Braho. Ermal Beqiraj u arrestua në Francë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të SPAK për dosjen “AKSHI”. Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra penale, mes tyre heqje e paligjshme e lirisë, konkurrencë e paligjshme përmes dhunës, shkelje të barazisë në tendera publikë, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Sipas autoriteteve shqiptare, arrestimi u realizua falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Lion. Beqiraj ndodhet aktualisht në paraburgim në Francë dhe pritet të ndiqen procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për skandalin e tenderave të AKSHI-t, u arrestuar në Francë para dy ditësh.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, të cilat raportojnë se Beqiri është ndaluar nga autoritetet franceze. Sipas informacioneve paraprake, arrestimi është kryer gjatë një fluturimi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar.
Ndërkohë kreu i SPAK, Klodian Braho po zhvillon takimin e parë me gazetarët, ku po bën një bilanc të punës së SPAK nga 1 janari deri më 15 korrik 2026. Në vetëm 7 muaj, SPAK ka hetuar 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe ka vënë në sekuestro 440 mln euro pasuri. 16 zyrtarë të hetuar në 7 muaj
Kryetarë ose ish-kryetar bashkie 5Drejtues ose ish-drejtues institucionesh qendrore 5Gjyqtarë, ish-gjyqtarë, prokurorë 3Ministra ose ish-ministra 2Deputetë 1
Pasuritë e sekuestruara në 7 muajProna të paluajtshme (tokë, truall, pyje) Mbi 150,000 m²Vila, apartamente dhe hotele Mbi 60Shoqëri tregtare, kuota kapitali dhe asetet e tyre Mbi 10Llogari bankare Mbi 620Automjete dhe mjete lundruese Rreth 100 1 Komente l lisi 30 Korrik 2026, 14:58 Po e keni dite ju ku ndodhet, ndaj leshuat urdher arresti dhe Franca e arrestoi. E arrestoi Franca se pilotoi mbi centralin berthamor te tyre, se harroje ndryshe, keshtuqe jepni llogari para popullit shqiptar nese keni derguar leter porosi ne shtetet e huaja ose jo, gje e cila perban nje shkelje te rende procedurale.
frikacake Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Ylli Pjetërnikaj dorëzon kandidaturën 30 Korrik 2026, 12:0012:00Aktualitet “Do ta çojmë çështjen në Strasburg”, avokatët e Veliajt: Nuk ka arsye për ta mbajtur në burg 30 Korrik 2026, 11:5011:50Aktualitet Masa e arrestit për Erion Veliajn, Gjykata e Lartë cakton datën për kryebashkiakun 30 Korrik 2026, 11:3411:34Aktualitet Tragjedia në Shkodër, i jepet sot lamtumira e fundit nënës dhe dy fëmijëve të mitur 30 Korrik 2026, 11:2111:21Aktualitet Avokati ndërkombëtar i Veliajt: Çështja e tij po zvarritet, duhet të lirohet 30 Korrik 2026, 10:4410:44Aktualitet Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Xholit kandidon edhe Rovena Zoto 30 Korrik 2026, 08:4308:43Aktualitet

