Lajme Zone
Arrestimi/ Gjykata rrëzon ankimin e Ilir Metës, mbetet në fuqi vendimi për mosnisjen e hetimeve ndaj punonjësve të burgut 313
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestimi/ Gjykata rrëzon ankimin e Ilir Metës, mbetet në fuqi vendimi për mosnisjen e hetimeve ndaj punonjësve të burgut 313

Ish-presidenti kërkonte nga Gjykata e Tiranës rrëzimin e vendimitt për mosfillimin e procedimit. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e palëve

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ankimin e Ilir Metës ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos nisur hetimet mbi kallëzimin e tij kundër punonjësve të burgut 313. Vendimi u mor këtë të martë në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cilësoi kërkesën e ish-presidentit si të pabazuar në prova dhe në ligj, duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë të 21 janarit 2026 për mosfillimin e procedimit penal. Meta kishte kundërshtuar vendimin e prokurorisë, pasi pretendonte se punonjësit e burgut 313 kishin shpërdoruar detyrën dhe i kishin shkelur të drejtat, duke mos e lejuar të komunikonte nga ambientet e institucionit. Ai kishte ngritur pretendime edhe për mënyrën e trajtimit gjatë qëndrimit në paraburgim. LEXO EDHE:Kryemadhi debat me prokurorin: Akuzë seksiste! Kam bërë çfarë më ka dashur qejfi, jo çfarë donte Meta, isha e pavarur Me vendimin e sotëm, Gjykata rrëzoi kërkesën e Metës, ndërsa ndaj këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 10 ditëve nga njoftimi. Kreu i Partisë së Lirisë, ndodhet në burg prej datës 21 tetor 2024. Ai përballet me akuza nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për vepra penale që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë. U.D/Shqiptarja.com TAG: Ilir Meta Gjykata e Tiranes Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.6% Nuk e di 8.6% Vota total: 2649 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?