Katër persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Bëhet fjalë për dy ish-drejtorë të Kadastrës së Fierit, Bardh Kapaj dhe Ertis Shehu, juristi Piro Çela dhe biznesmeni Kastriot Hasko, në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash.
Në kuadër të hetimeve të nisura prej vitit 2025, është sekuestruar toka e dyshuar e tjetërsuar me një sipërfaqe totale 1143 ha si edhe 150 mijë euro. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas Prokurorisë, biznesmeni Kastriot Haskaj ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Fier, përmes të cilave ka arritur të regjistrojë në emrin e tij dhe të katër personave të tjerë 1143 hektarë tokë në zonat e Semanit të Ri dhe Sheq Marinasit.
Pasi ka regjistruar pronat, Haskaj dyshohet se ka përdorur edhe një prokurë të posaçme të falsifikuar, duke u paraqitur si përfaqësues i bashkëpronarëve të tjerë. Në këtë mënyrë, ai ua ka shitur tokat dy kompanive të ndryshme.
Në këtë skemë, sipas hetimeve, kanë pasur rol edhe zyrtarët e Kadastrës së Fierit.
Ish-drejtorët Ertis Shehu dhe Bardh Kapaj, së bashku me juristin Piro Çela, akuzohen se kanë regjistruar pronat në kundërshtim me ligjin, pa kërkuar konfirmimin e vendimeve të kthimit të pronave nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Hetimet kanë zbuluar se ish-drejtori Bardh Kapaj, gjatë regjistrimit të njërës prej pasurive, ka tejkaluar edhe sipërfaqen e përcaktuar në vendimin e falsifikuar, duke bërë që biznesmeni të përfitonte një sipërfaqe tjetër të konsiderueshme toke.
Ndërkohë, ish-drejtori Ertis Shehu dhe juristi Piro Çela dyshohet se kanë ndryshuar në dokumente kategorinë e tokave nga tokë arë në tokë pa frut. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Bardh KapajErtis Shehu
