Lajme Zone
Arresti ndaj ish-kreut të SHISH, Rama mesazh shqiptarëve: Masë ekstreme, por s’kam të drejtë të ndërhyj! Çdo akuzë të provohet ose rrëzohet
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Arresti ndaj ish-kreut të SHISH, Rama mesazh shqiptarëve: Masë ekstreme, por s’kam të drejtë të ndërhyj! Çdo akuzë të provohet ose rrëzohet

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” bashkë me delegacionin që e ka shoqëruar gjatë vizitës 6-ditore në SHBA për Asamblenë e OKB. "Sapo jam kthyer nga New York ku siç e dini përfaqësova Shqipërinë në OKB. Vendosa të drejtohem menjëherë nga aeroporti ‘Nënë Tereza’. Zhvillimet e fundit, pas vendosjes së masës të arrestit shtëpie për ish-drejtuesen e SHISH, kërkojnë adresim

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” bashkë me delegacionin që e ka shoqëruar gjatë vizitës 6-ditore në SHBA për Asamblenë e OKB. "Sapo jam kthyer nga New York ku siç e dini përfaqësova Shqipërinë në OKB. Vendosa të drejtohem menjëherë nga aeroporti ‘Nënë Tereza’. Zhvillimet e fundit, pas vendosjes së masës të arrestit shtëpie për ish-drejtuesen e SHISH, kërkojnë adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë. Ishte pa diskutim një masë ekstreme po të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e një institucioni shumë kyç. Unë s’kam të drejtën të ndërhyj në përmbajtjen e dosjes dhe çfarë e ka çuar gjykatën ta bëjë. S’e kam bërë më parë dhe as nuk do ta bëj. Çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë duhet të rrëzohet ose të provohet përmes një procesi të paanshëm", tha Rama. LEXO edhe...Rama mesazh shqiptarëve, reagon Bardhi: Çfarë po fsheh? Shqipëria ka nevojë për përgjigje, jo monologje politike Mesazhi i kryeministrit vjen pas hetimeve të SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen ‘AKSHI’. Ai do të jetë i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar që do të mbahet të hënën në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave. Lajmi në përditësim.... Ora 15:01 Opozita kërkon dorëheqjen, Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë opozitës që s’ka dorëheqje. Përmes mesazhit për çështjen e Vlora Hysenit, Rama tha se asgjë nuk do ta ndalë dhe se Shqipëria nuk kthehet më pas.“Korrupsioni sot po përballet me një tjetër sistem, ku po zhvillohen organe që hetojnë dhe në liri dhe pavarësi të plotë. Deri dje korrupsion ishte sistemi, sot sistemi po lufton korrupsionin, ky është ndryshimi epokal. Vetëpastrimi i sistemit është zhvillim i shumëpritur organizimin e shtetit, pas një agonie të gjatë sa historia e shtetit shqiptar.Pas një agonie të gjatë sa historia e shtetit shqiptar, organizmi i shtetit po fiton imunitet nga sëmundjet e vjetra dhe, kur kjo fazë e zhurmshme, e pistë dhe e dhimbshme të ketë kaluar, kur emrat, sekretet, jargët, shkrofëtimat dhe piskamat e tezgave mediatike të jenë fashitur, kur tymi i pasqyrave dixhitale të jetë shpërndarë dhe pluhurat e kantierit të Reformës në Drejtësi të jenë tretur, atëherë të gjithë do ta shohin se këto zhvillime janë pjesë jetike e ndryshimit rrënjësor pa kthim ku po ecën sot Shqipëria.Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas.Askush dhe asgjë nuk do ta ndalë, nuk do të na ndalë, nuk do të më ndalin”, tha Rama. Share Ora 14:54 Rama: Me paratë e 'fabrikës së vdekjes' në Gërdec u ngrit një ‘lavatriçe mediatike’ që kurdis bombat ‘na mbyti korrupsioni’ Rama: Me paratë e 'fabrikës së vdekjes' në Gërdec u ngrit një ‘lavatriçe mediatike’ që kurdis bombat ‘na mbyti korrupsioni’“E di që me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua ngritja e një lavatriçeje mediatike, që kurdis sot bombat çudibërëse antiqeveri. E di që një tjetër TV, ‘korrupsion, na mbyti korrupsioni’, i ushqyer nga paratë e evazionit, ka marrë peng një prokurori të tërë.” Share Ora 14:53 Rama: Nuk vjen më koha kur e keqja ulej këmbëkryq! Suksesin e reformës në drejtësi s’e negocioj me askënd, sistemi po shfaq aftësi vetëpastrimi Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund në mënyrë të pakthyeshme, u shpreh kryeministri Rama. ai tha se reforma e drejtësisë, merita e së cilës i takon vetëm atij dhe PS, ishte dorëzim i shpatës së drejtësisë te pushteti i gjyqësorit.Sistemi po shfaq aftësi vetëpastrimi, vijoi Rama dhe ky është suksesi më i madh.“Koha kur në këtë vend drejtësia ishte një derë e mbyllur sa herë trokiste e drejta dhe e hapur kur e keqja donte të ulej këmbëkryq për Pazar, nuk vjen më. Nuk kthehet më koha kur pushteti politik dhe pandëshkueshmëria ishin e njëjta gjë. Ka ikur ajo kohë sepse unë dhe PS i hymë detit me këmbë dhe morëm përsipër reformën më të thellë dhe të dhimbshme, aktin e dorëzimit të shpatës së drejtësisë nga duart e pushtetit politik në duart e drejtësisë të çliruar dhe të pavarësuar. E bëra unë, jo se isha naiv, as se nuk e dija që do të kërkonte koka, por sepse ishte imja, jona barra e asaj sakrifice të madhe politike. Sot, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar është vetë sistemi që po shfaq aftësi vetëpastrimi që s’i ka pasur kurrë. Kjo është arritje e madhe, autopsinë e së cilës nuk e negocioj me askënd. Pavarësia e drejtësisë nuk ra nga qielli, nuk e solli as koha, as SHBA dhe as Europa. Ata ndihmuan, por pa ne do të kishin bërë një Noc Rrok. Nuk e solli pavarësinë e drejtësisë sorrat e korbat që bërtasin “korrupsion” dhe shikojnë SPAK-un si armë kundër meje, që i kam mundur dhe i mund në çdo zgjedhje sa herë u bie mendja se më zunë ngushtë dhe më bënë gropën. Nuk është mundja e tyre ajo që më prish gjumin dhe as fryrja e pulëkakarisja e tyre. Kjo lidhet me çfarë po ndodh, me korrupsionin dhe drejtësinë”, tha Rama. Share Ora 14:52 Arresti i ish-kreut të SHISH, Rama: Fundi i pandëshkueshmërisë, ndryshim historik! Kryeministri s’parashikon dot ç’bëjnë vartësit, mbështes drejtësinë e re Kryeministri Rama tha se fundi i pandëshkueshmërisë është ndryshimi historik që po ndodh, deklaratë që vjen pas arrestit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit. Ai shtoi se arsyeja e ekzistencës së organeve të drejtësisë është pamundësia e drejtuesit të një vendi për të mos ditur një sërë informacionesh për vartësit e tij.Në këtë linjë, Rama shprehu mbështetje të vazhdueshme për organet e drejtësisë së re.“Unë premtova Rilindjen dhe një qeverisje ku askush nuk do të shkelte në dërrasë të kalbur dhe as një administratë shembullore. Unë u zotova për çlirimin e drejtësisë dhe fundin e pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshëm. Ky është ndryshimi historik që po ndodh. Pyetja me vend s’është si ka mundësi të mos e dijë kryeministri kur vartësi shkel ligjin, por si mund ta dijë? Kryeministri nuk e ka të mundur të parashikojë sjelljen e një individi, as të lejuar të përgjojë bashkëpunëtorët dhe as e ka të mundur të lexojë mendjen e dikujt kur ajo kurdiset për të punuar së prapthi. Prandaj demokracitë kanë organe drejtësie, prandaj e kam kërkuar reformën në drejtësi dhe e mbështes drejtësinë e re, përtej lajthitjeve”, tha Rama. Share Ora 14:50 'Pisanjosët me kostum parlamentar', Rama: Thonë se mora orë super të shtrenjtë nga krimi! Dhuratat e mia janë pronë e shtetit, i gjeni në muze Kryeministri Edi Rama i quajti “pisanjosë me kostum parlamentar” opozitarët që e kanë akuzuar se ka marrë një orë të shtrenjtë dhuratë nga krimi i organizuar. Ai tha se të gjitha dhuratat që ka marrë si kryeministër janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar.“Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo mundësi të ligjshme investimi, e di shumë mirë çfarë flas, e di shumë mirë çfarë them kur them se pushteti im nuk është përdorur për të dhënë favore të errëta. Sot në Kryeministri ka një muze të dhuratave. Atyre pisanjosëve me kostum parlamentar, të cilët kanë nxjerrë edhe një orë super të shtrenjtë që paskam marrë dhuratë nga krimi i organizuar, u them se në atë muze ka një duzinë orësh të shtrenjta dhe super të shtrenjta, të cilat më janë dhuruar mua nga miq të fuqishëm apo vizitorë të huaj. Ndryshe nga paraardhësi im, që i ka përlarë të tëra bashkë, unë i kam regjistruar të gjitha dhuratat për Kryeministrin si prona të shtetit shqiptar. Sepse çfarë vjen për mua si Kryeministër dhe çfarë më takon ta kem si Kryeministër, nuk vjen për ta çuar në shtëpinë time.” Share Ora 14:47 Rama: Mos më thoni 'na mbyti korrupsioni' kur drejtësia heton pushtetin! Kujton 21 Janarin dhe Gërdecin: Viktimat nuk kanë marrë akoma drejtësi Në adresimin e tij drejtuar të gjithë shqiptarëve, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave se arrestimet dhe procedimet e zyrtarëve të lartë dëshmojnë se vendi është “mbytur nga korrupsioni”. Rama argumentoi se ndodh pikërisht e kundërta: sipas tij, fakti që drejtësia prek ministra, drejtorë dhe kryetarë bashkish tregon se ajo vepron e pavarur nga pushteti politik.Kryeministri tha se synimi i tij është një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian brenda kësaj dekade dhe me “drejtësi të pavarur” prej tij, ndërsa përballë akuzave të opozitës solli si kundërshembuj 21 Janarin dhe Gërdecin, duke treguar e në të kaluarën drejtësia pengohej nga pushteti."Pikërisht për emrin, për Shqipërinë, e dua me kokën lart, me flamurin sa më lart, të barabartë, në tryezat më të larta, në BE brenda kësaj dekade me drejtësi të pavarur prej meje. Prandaj sot, më kanë ndaluer në këtë sallë tema e drejtësisë dhe kuyr kundërshtarët e mi, që nga të përdalët e rrugëve opozitare te dështak zemërakët kujtojnë se kanë shpikur bombën që do hedhë Edi Ramën. Le ta hedhin atë bombë mëngjes drekë dhe darkë. Ta shpërthejnë orë e çast në pasqyrat sociale a thua se përsëritja e një fjale të ndyrë do zhbëjë pastërtinë e luftës sime të gjithanshme që duan s’duan i riktheu këtij vendi kryeqytretin e varrosur në plehra dhe po transformon Shqipërinë dhe ngre vendin drejt një maje ku ska qenë kurrë. Në asnjë vend të mbytur me korrupsion nuk ka luftë frontale kundër korrupsionit. Në asnjë vend të mbytur prokuroria nuk heton vetë pushtetin por i mbron ata. Në asnjë vend drejtësia nuk prek ministra, drejtorë, kryetarë bashkish por vetëm rri dhe pret urdhërin e pushtetit për të goditur kundërshtarët. Vendin e mbytur në korrupsion e kemi jetuar të gjithë ku kryetari i opozitës burgosej me urdhër nga lart, ku protestuesit vriteshin me plumba të paguar nga taksapaguesit, ku fletëthirrjet e prokurorisë për vrasjet shtetërore në mes të bulevardit bëheshin letra higjenike në zyrën e kryeministri që denigronte prokuroren si lavire bulevardi., ku drejtori i taksave qëndronte në krye të detyrës nga arresti shtëpiak e 26 të pafajshëm të vrarë në shpërthimin e një projekti korruptiv të Ministrisë së Mbrojtjes u trajtuan si viktima të fatkeqësisë natyre. Ata 4 të vrarë në bulevard nuk kanë marrë drejtësi" tha Rama Share Ora 14:42 ‘Kryefajtori i çdo rasti jam unë’, Rama i përgjigjet me ironi opozitës pas arrestit ndaj ish-kreut të SHISH: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi akuzave të opozitës pas arrestit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, duke thënë se sipas kësaj logjike “kryefajtori i çdo rasti” është ai.“Si mund të them prapë e prapë se ‘mi hëngrën dardhat pas shpine’? Sipas kësaj, kryefajtori i çdo rasti jam unë.Unë që e desha reformën në drejtësi, kur askush nuk e besonte. Që e udhëhoqa kur askush nuk e donte dhe që e mbroj si asnjë tjetër.Një kryeministër nuk gjykohet dot me pretendimin absurd që asnjë njeri i lidhur me të nuk do ta shkelë kurrë ligjin, se përndryshe shkelësi është ai vetë.Kryeministri dhe qeveria gjykohen nga qëndrimi që mbajnë kur hapet llogari me drejtësinë për dikë mes tyre apo pranë tyre. A e justifikojnë, a e mbrojnë, a i kundërvihen drejtësisë, apo e lënë drejtësinë të bëjë punën e saj?” Share Ora 14:41 Rama: S’do ta pranojmë linçimin publik! Sekreti hetimor shpërdorohet për të shpallur njerëzit fajtorë pa gjyq Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të pranohet linçimi publik i personave nën hetim, duke ngritur shqetësimin për rrjedhjen e sekretit hetimor në media.“Askush nuk mund të pretendojë që sekretin hetimor ta ruajnë mediat. Problemi nuk nis te zëdhënësit informalë të oborrit të drejtësisë nëpër ekrane. Ata përdoren nga prokurorët dhe gjykatësit për t’i shpallur njerëzit fajtorë pa nisur gjyqi, njësoj si në një diktaturë, ku pasi mbarojnë punë mjetet e propagandës, gjyqi mbetet formalitet. Ky problem, që nis te paligjshmëria e ligjëruar brenda oborrit të drejtësisë, ku sekreti hetimor shpërdorohet për të linçuar, nuk mund të anashkalohet.” Share Ora 14:39 Rama: Kam fajet e mia, por askush s’më bën dot palë se kam prekur interesat e shqiptarëve Kryeministri Rama tha se mund të ketë kryer shumë gabime gjatë viteve të tij në politikë, por askush nuk e akuzon dot se ka vepruar kundër interesit të Shqipërisë. Rama u shpreh se mund të thonë shumë gjëra, por nuk ka asnjë provë të një firme të tij qoftë si kryebashkiak, qoftë si kryeministër.“E them sinqerisht, duhet të kem fajet e mia, por në asnjë rast dhe për asnjë arsye, nuk më bën dot askush me faj që në 28 vjet e 4 muaj në shërbim publik të kem prekur paratë, pronat dhe interesat e shqiptarëve. Patjetër që mund të dalin plot dhe të flasin në emrin tim, të thonë se pas një bëme korruptive jam unë, të tregojnë përralla me arkitektët e botës mbledhur rreth meje për të pastruar paratë e kullave të mia, se oligarkët e Shqipërisë i fitojnë lekët me mua, u shes toka Shqipërie dhe fluturojnë me avionë privatë. Të tëra! Të tëra dhe shumë më shumë se këto i kanë thënë përsëri e mund t’i thonë bashkë me të tjera të reja që do t’u pjellë mendja e fantaksur, por një provë që një bir nënë të ketë hedhur në xhepin tim, në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si nga kryebashkiak apo kryeministër, s’e nxjerr dot, se nuk ka lindur akoma ai lloj fenomeni”, tha Rama. Share Ora 14:35 Rama i përgjigjet opozitës: Emërimi i Hysenit në SHISH pasi punoi si këshilltare sigurie, kishte referenca të shkëlqyera nga partnerët Kryeministri Edi Rama iu përgjigj thirrjeve të opozitës që të hspjegojë si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH.“Orvatjet për ta shpjeguar emrërimin e Vlora Hyseniy në krye të SHISH-it me lloj-lloj fantazish konspirative s’kanë lidhje me të vërtetën. E vërteta është e thjeshtë. Ka nisur të punojë pranë meje në rolin e këshilltares. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar në referenca të shkëlqyera të marra nga shërbime partnere, ajo është emëruar drejtuese e SHISH-it.As nuk vihet sot në diskutim se ish-drejtuesja e SHISH-it ka hapur një llogari të vështirë me drejtësinë, veçse ka hyrë në një borxh të madh moral në këtë vend.Por, po ashtu, as nuk diskutohet që ky vend nuk bëhet kurrsesi më i drejtë kur njerëzit e sotëm nën hetim nga prokuroria linçohen në tezgat mediatike, as kjo shoqëri nuk bëhet kurrsesi më e mirë kur i fryn zjarrit të atyre turrave”, tha Rama. Share Ora 14:35 'Korrupsioni po goditet nuk po rritet' Edi Rama: Jemi të palëkundur në këtë betejë Sa i përket pasojave politike të shkarkimit dhe arrestit të Vlora Hysenit, kryeministri Rama tha se kjo cështje nuk tregon që qeverisjen e tij e ka mbytur korrupsioni, përkundrazi provon se po luftohet dhe drejtësia po mbështetet pavarësisht kostove."Nuk kam asnjë gjë tjetër për të shtuar por tani kam ende për të thënë për kuptimin politik të këtij zhvillimi pasi edhe këtë herë u ngrit në kupë të qiellit një aktakuzë kundër qeverisë dhe meje personalisht, me refrenin e shfrenuar ‘;na mbyti korrupsioni. Pavarësisht bindjeve dhe kahjes së votës, fakti që drejtësia prek edhe njerëz me funksione të larta, anëtarë të qeverisë e bashkëpunëtore nuk provon se na mbyti korrupsioni apo se po shtohet. Përkundrazi. Faktet se në episodet e këtij kapituylli të ri për Shqipërinë nuk provon asesi që shumica qeverisësae ë2shtë e korruptuar. Ky fakt, kwto episode, kjo drejtësie e re ku kurrë më parë nuk ka pasur një lloj drejtësie të pavarur, ku ska pasur kurrë një udhëhehqej politike e interesuar për ti dhënë pavarësi apo forcë politike për ta mbështetur atë duke marrë përsipër kostot, provojnë të kundërtën e avazit që na mbyti korrupsioni. Korrupsioni po goditet nuk po rritet. Shumica e qeverisëse është e palëkundur në luftën kundër korrupsiopnit mbi të gjitha brenda rradhëve të saj. Jemi të angazhuar deri në fund, qoftë për reforma qoftë për përballimin e kostove politike që sjell angazhimi kundër korrupsioni i organeve të drejtësisë" tha Rama Share Ora 14:34 Arresti për ish-kreun e SHISH, Rama: Llogaria e hapur e një zyrtari të lartë me drejtësinë është çështje personale Arresti i ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe hetimi i saj nga SPAK, janë një çështje individuale e saj me drejtësinë, tha kryeministri Rama. Ai bëri të qartë se drejtësia e mediat duhet të kryejnë detyrat e tyre respektive me hetimin apo informimin, por jo të bëjnë dikë fajtor.“Drejtësia nuk mund ta luftojë paligjshmërinë në oborrin e sipërmarrjes apo krimit pa adresuar paligjshmërinë në oborrin e vet. Pavarësia e drejtësisë smund të shfaqet si shkëputje nga Kushtetuta dhe shpërfillje. Prokuroria ka të drejtën dhe detyrën të hetojë, gjykata të gjykojë, media të zbulojë dhe informojë, por askush s’ka të drejtë ta shpallë tjetrin fajtor dhe ta dehumanizojë. Shteti ligjor ndërtohet me kurajën për të hetuar të fuqishmin dhe sigurinë për të mbrojtur të drejtat e njeriut që heton. Për sa më takon, kur një zyrtar i lartë i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë, edhe kjo e ish-drejtueses së SISH, është një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, tha Rama. Share Ora 14:33 Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit! Nesër në Këshillin e Sigurisë të reflektojmë mbi përgjegjësitë Në adresimin e tij nga Rinasi për arrestin ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, Rama u shpreh se hetimi dhe gjykimi i saj janë detyra të drejtësisë, por mbrojtja e institucioneve, është detyrë e shtetit. Këtë të fundit pret ta shohë në Këshillin e Sigurisë që mblidhet nesër në 08:30.“Nuk është hera e parë në historinë e botës që shefi i një shërbimi sekret merret i padehrur, por e para që institucioni i shërbimit sekret bëhet target kombëtar dhe ndërkombëtar thashethemesh mediatike për shkak të mosmarrjes së atyre masave që shtetet marrin. Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Mbrojtja e SHISH dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit. Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë i thirrur nesër është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale”, tha kryeministri. Share Ora 14:30 Rama: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar! Të dhënat hetimore vërshuan në rrjete sociale Rama: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar! Të dhënat hetimore vërshuan në rrjete sociale“Çdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo qoftë që s’ka imunitet parlamentar, kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo me opinion e krye as në foltoren e Kryeministrit.Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje edhe kur një shqetësim parimor shfaqet gjatë veprimtarisë së organeve të saj.Në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale, ka një fakt tjetër parimor, shtetëror, që nuk mund të anashkalohet sikur s’ka ndodhur.Gjatë marrjes së masës dhe administrimit gjyqësor të dosjes, një institucion me ndjeshmëri të veçantë u ekspozua ndaj potencialit të një dëmi të madh, që mund dhe duhej të ishte parandaluar plotësisht.Të dhënat e dosjes hetimore vërshonin nëpër kanale sociale, para se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre.” Share P.J/SI.E./ReportTv.al SHISH vlora hyseni edi rama Komento Komente Asllan: 27/09/2026 13:53 C mund te presesh te thote kreu i organizates? Kreu i SPAK bashke me ate te BKH duhet ta presin…dhe vene byrzylyket!! Përgjigju Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.7% Jo 38.8% Disi 6.5% Vota total: 1363 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?