Lajme Zone
‘Arresti me burg’ i Veliajt në Gjykatën e Lartë, Ilir Panda dorëhiqet si relator i çështjes
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

‘Arresti me burg’ i Veliajt në Gjykatën e Lartë, Ilir Panda dorëhiqet si relator i çështjes

Treshja gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt për arrestin me burg është Sandër Simoni, Albana Boksi dhe Sokol Binaj.

Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen si relator i çështjes së Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë. Realtor për rishqyrtimin e kërkesës së Veliajt për masën arrest me burg është caktuar gjyqtari Sandër Simoni, ndërsa anëtarë Albana Boksi dhe Sokol Binaj. Ishte Kushtetuesja që ktheu kërkesën e Veliajt për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, ndërsa kjo e fundit në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak. Më 8 korrik, mbrojtja e Veliajt depozitoi kërkesën për shqyrtim me përparësi të çështjes së kryebashkiakut, së bashku me parashtrimet, duke argumentuar se çdo vonesë cenon lirinë personale të Veliajt, ushtrimin e mandatit të tij si kryebashkiak dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës. LEXO EDHE:Veliaj në qeli prej shkurtit 2025, SPAK u jep leje avokatëve ndërkombëtarë që ta vizitojnë në qeli Rishqyrtimi i masës arrest me burg për Veliajn do të bëhet në një kohë që Gjykata e Lartë rishikoi një vendim unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij. Vendimi, tashmë i zbardhur i plotë, parashikon se kufizimi më i rëndë i lirisë personale, masa e arrestit me burg duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: sander simoni Ilir Panda arrestimi i erion veliajt gjykata e larte erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 86.3% Nuk e di 3.2% Vota total: 2448 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?