Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka folur pasi Kuvendi nuk lejoi debat për arrestin ndaj ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni. Bardhi u shpreh se hetimet kanë treguar se krimi i organizuar kontrollon institucionet. Ai shtoi se Kuvendi nuk mund të shmanget nga debati. Bardhi nënvizon se institucionet dhe krimi bashkëjetojnë. Gazment Bardhi: Akuzat e opozitës janë përqeshur nga Edi Rama. Ilir Proda ishte përzgjedhja e Suel Çelës. E kishim paralajmëruar emërimin e Vlora Hysenit. Kuvendi nuk mund të shmanget nga ky debat. Krimi i organizuar kontrollin institucionet. Prokuroria heton aq sa i del përpara, zakonisht kur i dalin provat përpara. Nëse Ergys Agasi do të kishte hedhur në Lanë celularin, në krye të SHISH do të ishte akoma Vlora Hyseni, që vepronte si “ushtare” e Agasit.
Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar.
Gazment Bardhi theksoi se edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë janë të shqetësuar për situatën në SHISH dhe jo vetëm. Bardhi nënvizoi se PD do të thotë gjithmonë të vërtetën, që të mbrohet interesi i qytetarëve shqiptarë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Gazment Bardhi shish Vlora Hyseni
