TIRANË- Thuajse një vit nga vizita e saj e fundit në Shqipëri, Ursula Von Der Leyen tha këtë të mërkurë në Tiranë, se sheh një përparim të rëndësishëm të vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ajo kërkoi të ruhet ritmi i reformave, të vijohet me zbatimin e tyre dhe nënvizoi nevojën për një angazhim përtej ndasive politike e për një dialog me shoqërinë për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të saj. Rastet e zyrtarëve të niveleve nga më të larta që kanë përfunduar nën hetime, nuk përbëjnë sipas saj një pengesë në ecurinë e vendit drejt BE-së, përkundrazi. LEXO edhe...Dorëheqje pas arrestit ndaj Vlora Hysenit? Rama: Reforma në drejtësi nuk ndalet, kush tradhton qëllimin e përbashkët, të përballet me drejtësinë "Shumë e qartë: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyce, është në thelb në zemër të gjithë punës dhe për ne. Dhe kur shohim cështje të cilat po hetohen ato janë provë që sistemi po funksionon. Unë mendoj që ky është fuqizimi i sistemit gjyqësor ajo që po shohim", tha Ursula Von Der Leyen. Edhe për kryeminstrin Rama, rasti i fundit i drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror duhet parë pikërisht në këtë dritë “Për mua, përgjegjësia politike është një: që reforma në drejtësi të mos ndalet, që lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha veprimeve që bien ndesh me ligjin të zhvillohet gjithmonë e më shumë si një mision i sistemit. Ata që tradhtojnë qëllimin e përbashkët duhet të përballen me pasojat përmes sistemit të pavarur gjyqësor”, tha Rama. Nga kryeqyteti shqiptar ku zgjodhi të çelë turin ballkanik, në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut, duke lënë jashtë Serbinë e Bosnje Hercegovinën, Von der Leyen, përmendi, propozimet e reja nga komisioni për përshpejtimin e procesit të integrimit, si dhe rishikimin e strategjisë së zgjerimit, duke hequr përkohësisht të drejtën e vetos për anëtarët e rinj "Mesazhi im i fundit është ky: Ju po përgatiteni në Shqipëri, por edhe ne po përgatitemi pasi zgjerimi eshte një proces me dy kahe. Pra, edhe BE duhet të jetë gati që të mirëpres anëtarët e rinj dhe për këtë arsye javën e ardhshme ne do të paraqesim rishikimet e politikave tona të zgjerimit. Që do të thotë ne do shqyrtojmë institucionet tona, politikat tona, do shikojmë dhe buxhetin tonë për t’u siguruar që Bashkimi ynë Europian është gati për t’u zgjeruar, për të mirëpritur anëtarët e tjerë, anëtarët e rinj. Plani që po përgatit Brukseli parashikon kufizimin e përkohshëm të së drejtës së vetos për vendet e reja. Një ide që mori mbështetjen e Ramës, i cili kujtoi se Shqipëria vetë ka qenë viktimë e vetos gjatë rrugës së integrimit" tha ajo. "Shqipëria ka qenë në mënyrë të përsëritur viktimë e ushtrimit të asaj të drejte, viktimë e një vetoje ose e një mekanizmi i cili në kohët e sotme, është një mekanizëm i tejkaluar sipas meje dhe nga ana tjetër unë nuk besoj se duke mbrojtur këtë ide, ne si Shqipëri humbim ndonjë gjë sepse nuk ma ha mendja që ne si Shqipëri të na duhet ndonjëherë vetoja për të bërë të fortin në tryezën e një familjeje ku duhet të ndihemi të privilegjuar ku të jemi pjesë si të barabartë mes të barabartësh, por jo që të arrijmë në pikën ku të bëjmë edhe goditjen me grusht të tavolinës", tha Rama. Ndërsa Rama bisedonte me Von der Leyen, një grup protestuesish tentuan t’i afrohen godinës së qeverisë, por mbetën të bllokuar në distancë të largët nga forca të shumta të policisë. Çështjen e Zvërnecit e cila ka qenë zanafilla e protestave të përnatshme, kryeministri Rama e përmendi vetë që në nisje të konferencës me Von der Leyen. "Ditët e ardhshme nesër pasnesër do të ndezim pasqyrën me transparencën e plotë të të gjithë dokumentave, procesit e shkruar e zeza mbi të bardhë, projektin e shumë diskutuar", tha Rama. Nga godina e qeverisë, presidentja e Komisionit Europian u takua dhe me presidentin Bajram Begaj. Kreu i shtetit theksoi se reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit mbeten përparësi themelore. Share Ora 20:01 Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen: Integrimi në BE objektivi ynë! Foto: Ursula von der Leyen dhe Bajram BegajPresidenti Bajram Begaj, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Biseda u fokusua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, reformat dhe bashkëpunimin rajonal.Presidenti Begaj i shprehu Von der Leyen mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërsa rikonfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit.Teksa e cilësoi anëtarësimin në BE edhe si proces transformues për sa i përket forcimit të institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve, Presidenti vuri në dukje se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në procesin negociues drejt finalizimit.Plani i rritjes, SEPA, Eu4schools, janë shembuj të prekshëm të suksesit të këtij procesi.“Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me një kuptim të qartë të përgjegjësisë që ai mbart. Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027”, - theksoi Presidenti Begaj.Gjatë takimit, Kreu i Shtetit nënvizoi se sundimi i ligjit, reforma në drejtësi, si dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten përparësi themelore.Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe rezultate konkrete.“Ne besojmë, - u shpreh Presidenti Begaj, - se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vetëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim”.Kreu i Shtetit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar rrugën e saj evropiane me përgjegjësi dhe përkushtim, duke kontribuuar njëkohësisht në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të Evropës. Share Ora 18:37 Dorëheqje pas arrestit ndaj Vlora Hysenit? Rama: Reforma në drejtësi nuk ndalet, kush tradhton qëllimin e përbashkët, të përballet me drejtësinë Kryeministri Edi Rama u pyet nëse ndien përgjegjësi politike për emërimet e bëra nga qeveria, me fokus edhe te emërimi i ish drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, dhe nëse po krijohet një standard ku pushteti delegohet pa u përballur me pasoja.Në përgjigjen e tij, Rama tha se përgjegjësia politike nuk lidhet me veprimet individuale të personave të emëruar, por me vijimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Rama paralajmëroi se ata që tradhëtojnë qëllimin e përbashkët do të përballen me drejtësinë e pavarur. Pyetje: Ju ritheksuat në Rinas se përgjegjësia mbetet individuale. A ndjeni përgjegjësi politike për emërimet e bëra dhe a po krijohet një standard për pasardhësit tuaj, për kryeministrat e ardhshëm, që të marrin vendime politike, të bëjnë delegime të pushtetit, por të mos përballen me pasoja politike dhe publike?Rama: Kjo e përgjegjësisë politike është një histori, një avaz më saktë, i përsëritur në pafundësi në mjedisin e diskutimit publik këtu. Dhe unë nuk pretendoj që t’iu bëj të ndryshoni kuptim për përgjegjësinë politike, por vetëm mund t’iu përsëris; përgjegjësia ime politike është një dhe vetëm një, që reforma në drejtësi të mos ndalet, që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të gjithë atyre ngacmimeve që i bëhen organizmit të shtetit nga veprime që bien ndesh me ligjin, të zhvillohet gjithmonë e më shumë si një mision i sistemit sepse kemi qenë në këtë vend, edhe pse ju jeni më të rinj, por keni qenë në moshën e mjaftueshme për të gjykuar individualisht kur gjërat që shohim sot dhe gjërat që ndodhin sot, as nuk mund të imagjinoheshin dhe ky vendi për të cilin po flas, nuk ka qenë në shekullin e kaluar, por ka qenë vetëm deri përpara sa ne të ndërmerrnim gjithë këtë përpjekje transformuese dhe të bënin reformën në drejtësi.Kështu që nëse pyetja juaj nënkupton që për përgjegjësitë individuale të njërit apo të tjetrit, duhet të përgjigjemi si në komunizëm, unë iu them që atë sistem e kemi ndryshuar. Nëse ju mendoni që kur një emërim bëhet atëherë që në atë moment lind përgjegjësia e atij që emëron, si rezultat i faktit se i emëruari gjatë rrugës mund të bëjë gabim në raport me vijën e sjelljes, atëherë përsëri kjo është një mënyrë e të pari si në kohën e komunizmit. Ndërkohë që sot jetojmë në demokraci dhe ajo që kemi detyrë të bëjmë, është të ndajmë me publikun qëllimet, të tregojmë se çfarë duam të bëjmë me mbështetjen e publikut dhe me fondet që mblidhen nga taksat, të japim llogari për mënyrën se si e bëjmë dhe pastaj cilido që tradhton qëllimin e shpallur dhe të përbashkët, duhet të përballet me pasojat në anën tjetër të sistemit, që është pushteti i pavarur gjyqësor. Kështu funksionon demokracia, që të mos ju lodh me shumë të tjera, Franca është një vend demokratik, është një vend padiskutueshmërisht i fortë nga pikëpamja institucionale; në Francë ministri i Drejtësisë u akuzua për pedofili, nuk u largua nga detyra; presidenti nuk mori asnjë përgjegjësi tjetër përveçse përgjegjësisë që t’i kërkonte drejtësisë që të bënte punën e vet. Në fund fare, procesi ministrin e nxori të pafajshëm dhe ai vazhdon të jetë në detyrë. E çfarë diskutojmë ne këtu? Këto janë mënyra dhe janë qasje të cilat secili i bën sipas vendit, ama në rastin tonë një gjë është e sigurtë, askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat e një veprimi që hyn në sferën e pushtetit gjyqësor, në sferën e hetimit apo të gjykimit të pavarur. Këtu fillon dhe këtu mbaron ajo që është përgjegjësia ime politike, të tjerat pastaj janë të gjitha diskutime që kanë meritën e tyre, por që nuk kanë asnjë interes për mua. Share Ora 18:35 Korrupsioni nga zyrtarët e lartë/ Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, duke theksuar se kjo mbetet një nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit europian. Kur u pyet nga gazetarët për korrupsionin te zyrtarët e lartë, Von der Leyen tha se është tregues se drejtësia po funksionon. Pyetje: Lufta kundër korrupsionit është një nga shtyllat kryesore të integrimit në Bashkimin Europian. Aktualisht, në Shqipëri kemi zyrtarë të lartë që ndodhen nën hetim për korrupsion dhe vepra të tjera. Si e lexon BE-ja këtë: si forcim të sistemit të drejtësisë apo si një problem që mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?Von der Leyen: Shumë e qartë: lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në thelb, në zemër të gjithë punës sonë. Dhe kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë provë që sistemi po funksionon. Në përgjigje të pyetjes suaj, unë mendoj se ajo që po shohim është fuqizimi i sistemit gjyqësor. Share Ora 18:31 Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që i është bërë SHISH-it, e paparë në historinë e botës! Asnjë partner s’na ka shprehur shqetësim, drejtësia të bëjë punën e saj Kryeministri Edi Rama komentoi arrestin e ish-kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni. Rama tha se çështja duhet t’i lihet drejtësisë, ndërsa e cilësoi “të paparë në historinë e botës” atë që, sipas tij, i është bërë Shërbimit Informativ Shtetëror.“Pse BE, pse Komisioni Europian, ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur dhe për të përhapur valë dëshpërimi, i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner shumë serioz dhe një vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me faktet e një përpjekjeje të përditshme në të gjitha aspektet dhe ndër këto aspekte, me provat e një lufte pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Duhet t’ia bëni këtë pyetjes vetes se ajo që këtu nga shumëkush mund të shikohet si regres, nga BE, nga Komisioni Europian shikohet si progres dhe për sa më takon, nuk është thjesht progres, është transformim. Ne jetojmë sot në një epokë vetë transformimi si kurrë ndonjëherë më parë nëse nuk e quajmë vetë transformim epokën kur Shqipëria u kthye në një vend të izoluar totalisht me pretendimin se ishte fari i komunizmit botëror. Kështu që për sa më takon, ne jemi më shumë se asnjëherë më parë në rrugën e duhur dhe siç e thashë dhe po ua përsëris dhe do t’ua përsëris sa herë të më jepet mundësia, deri dje korrupsioni ishte sistemi. Sot, për herë të parë, ky vend ka një sistem që ka fituar dhe fiton dita-ditës aftësi vetëkorrigjuese, vetë pastruese, pra ato antikorpe që i ka çdo sistem demokratik, falë ndarjes së pushteteve, ku çdo pushtet bën punën e vet.Dhe përsa i takon informacioneve sensitive, kjo është një çështje që unë për veten time, mendoj se i duhet lënë gjykatës. Nuk i duhet lënë leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik, por i duhen lënë gjykatës. Procesi do të tregojë nëse ka apo nuk ka gjëra të cilat kanë cënuar çfarëdo qoftë në lidhje me sigurinë kombëtare apo me besueshmërinë që ka të bëjë me partnerët, por lajmi që kam për ju, është që një shqetësim i tillë që na vjen nga shpërndarësit dhe nga agjitatorët e materialeve të nxjerra rrugëve, nuk na ka ardhur deri tani nga asnjë partner. Asnjë partner! Dhe patjetër që kur fola për partner që kanë mbetur pa fjalë, fola për partnerët në sistemin e sigurisë. Nuk fola për aleatët politikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë. Fola për partnerët që kanë punuar dhe punojnë me shërbimin, pa fjalë, sepse ajo që i është bërë Shërbimit me atë metodë që u trajtua çështja, është e pa parë në historinë e botës, por është përsëri pjesë e një procesi. Kështu që unë nuk pres asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa prokurorët të bëjnë të patrazuar deri në fund punën e tyre, gjykata të bëjë e pandikuar punën e vet dhe në fund do dalë edhe rezultati", tha Rama. Share Ora 18:28 Von der Leyen: Javën e ardhshme rishikojmë politikën e zgjerimit të BE-së! Udhërrëfyes për Shqipërinë, do të përcaktojmë çfarë mbetet për t’u bërë dhe afatet Bashkimi Europian do të rishikojë politikën e zgjerimit, për t’u përgatitur për pranimin e vendeve të reja anëtare. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha në Tiranë se do të shqyrtohen politikat dhe buxheti i Unionit, ndërsa për vendet kandidate që kanë bërë më shumë përparim, mes tyre Shqipëria, do të hartohen udhërrëfyes që do të përcaktojnë çfarë mbetet për t’u bërë dhe afatet përkatëse.Von der Leyen: Ju po përgatiteni në Shqipëri, por edhe ne po përgatitemi pasi zgjerimi eshte një proces me dy kahe. Pra, edhe BE duhet të jetë gati që të mirëpres anëtarët e rinj dhe për këtë arsye javën e ardhshme ne do të paraqesim rishikimet e politikave tona të zgjerimit. Që do të thotë ne do shqyrtojmë institucionet tona, politikat tona, do shikojmë dhe buxhetin tonë për t’u siguruar që Bashkimi ynë Europian është gati për t’u zgjeruar, për të mirëpritur anëtarët e tjerë, anëtarët e rinj. Gjithashtu, ne do të përcaktojmë dhe ato që quhen udhërrëfyese që sigurojnë pikërisht që vlerat demokratike që qëndrojnë në thelb të BE dhe sundimi i ligjit të vazhdojnë sepse angazhimet e ndërmarra për anëtarësimin do duhet të vazhdojnë të respektohen edhe pasi një vend të jetë bërë shtet anëtar.Ju përdorët atë shprehje që “procesi anëtarësimit do të vazhdojë të bazohet te merita” por natyrisht i bazuar në merita nuk do të thotë domosdoshmërisht një proces i ngadaltë e në veçanti në realitetin e sotëm gjeopolitik prandaj ne do përcaktojmë këto udhërrëfyes për vendet kandidate që kanë bërë përparim më të madh. Shqipëria sigurisht është ndër këto vende, këta udhërrëfyes do ta shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkret. Ne do sqarojmë çfarë mbetet për t’u bërë deri ne ç‘date, në ç’kohë dhe çdo të vijë më pas.Ju folët për paketën e zgjerimit që do të diskutohet javën e ardhshme, por kjo paketë parashikon kufizime të disa të drejtave për anëtarët që do ti bashkohen rishtaz unionit. Është ky një mekanizëm për t’i mundësuar përshpejtimin e hyrjes në Bashkimin Europian vendeve kandidate? Apo është një mekanizëm që në një farë mënyre i diskriminon duke mos i dhënë të drejta të plota me anëtarët që tashmë janë në tryezën e Bashkimit Europian?Von der Leyen: Ne po vazhdojmë të punojmë për atë paketë, kështu që nuk mund të hyjë në hollësi. Megjithatë, ajo që mund të them është që ne do të shikojmë se si traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përpilohen dhe informacion shumë i rëndësishëm për ju është që traktatet e mëparshme për ish vende kandidate që tashmë janë shtete anëtare kanë patur disa masa sigurie pra, që të ekzistojnë këto lloj masash. Kjo është gjë e mirë që ne i dimë dhe do të shikojmë pra se si këto traktate anëtarësimi në të ardhmen do të kenë disa masa të tilla, sepse siç e thashë, pra ato angazhime që ndërmerren gjatë procesit të anëtarësimit duhet të vijojnë edhe pasi një shtet të jetë bërë shtet anëtar. Pra do të vazhdojmë të punojmë për këtë projekt, por do të vazhdojmë edhe të flasim për të në të ardhmen. Share Ora 18:28 Plani i ri i zgjerimit/ Rama: E drejta e vetos nuk i bën mirë BE-së! Shqipërisë s’i duhet për të bërë të fortin në tryezën europiane, kemi qenë viktimë e saj Kryeministri Edi Rama mbështeti planin e Komisionit Europian për zgjerimin e BE-së, që parashikon edhe kufizim të së drejtës së vetos për anëtarët e rinj. Rama tha se vetoja është një mekanizëm i tejkaluar që nuk i bën mirë Unionit, ndërsa theksoi se Shqipërisë nuk i duhet ajo “për të bërë të fortin” në tryezën europiane dhe kujtoi se vendi ka qenë vetë viktimë e vetos, “Unë kam të gjithë arsyet dhe argumentet që të mbroj bindjen se e drejta e vetos nuk është një e drejtë që i bën mirë BE, nuk është një e drejtë që i bën mirë vendeve anëtare dhe mbi të gjitha, meqë ju e quani të drejtë, që ne me demek po e dorëzojmë, unë po iu them që, ose më saktë po ju kujtoj që Shqipëria ka qenë në mënyrë të përsëritur viktimë e ushtrimit të asaj të drejte, viktimë e një vetoje ose e një mekanizmi i cili në kohët e sotme, është një mekanizëm i tejkaluar sipas meje dhe nga ana tjetër unë nuk besoj se duke mbrojtur këtë ide, ne si Shqipëri humbim ndonjë gjë sepse nuk ma ha mendja që ne si Shqipëri të na duhet ndonjëherë vetoja për të bërë të fortin në tryezën e një familjeje ku duhet të ndihemi të privilegjuar ku të jemi pjesë si të barabartë mes të barabartësh, por jo që të arrijmë në pikën ku të bëjmë edhe goditjen me grusht të tavolinës. Kështu që kjo është një temë goxha më e gjerë, por për t’ i dhënë një përgjigje pyetjes që natyrisht ju përdorët thjesht për të hyrë në vazhdimin e pyetjes, se kështu jeni dhe në temë, si gazetare me eksperiencë që jeni”, tha Rama. Share Ora 18:25 Von der Leyen: BE qëndroi krah Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019, me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është shprehur se me programin 'BE për shkollat', në Shqipëri janë rindërtuar apo rikonstruktuar 63 shkolla.Ajo tha gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se BE qëndroi krah Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019."Këta udhërrëfyes do e shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkretë. I dashur Edi, nesër në mëngjes do të kemi kënaqësinë që të vizitojmë shkollën Emin Duraku. Në vitin 2019 kur Shqipëria u godit nga tërmeti dhe i mbaj mend ato ditë të tmerrshme, ne thamë që Europa do të qëndrojë krah jush. Dhe ne qëndruam krah jush. Programi BE për shkollat është një program që vërtetë më pëlqen shumë. Me anën e këtij programi u rindërtuan apo rikonstruktuan 63 shkolla, mes të cilave edhe Emin Duraku.. Me shumë kënaqësi pres vizitën nesër", tha mes të tjerash von der Leyen. Share Ora 18:17 Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave të Planit të Rritjes, ka marrë 213 mln euro! Pagesa të tjera në javët në vijim Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria po ecën mirë me zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së, duke përmbushur 80% të reformave të parashikuara. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo bëri të ditur se vendi ka përfituar deri tani 213 milionë euro dhe se pagesa të tjera priten në javët në vijim.“Mesazhi im i tretë ka të bëjë vërtetë me rezultatet e Planit tonë të Rritjes. Thjesht dëshiroj t’ju kthej në kujtesë faktin se cilat janë këto parime, pra të Planit të Rritjes, që ne sjellim investime të BE në Shqipëri. Ndërsa ju përgatiteni për t’u bërë pjesë e BE, ne hapim disa pjesë të tregut tonë të përbashkët dhe në të njëjtën kohë ju miratoni dhe ndërmerrni reformat që nevojiten, që kompanitë tuaja të jenë konkurruese për të pasur sukses në tregjet tona përkatëse. Pra, që fusha të jetë e niveluar tërësisht dhe njësoj për të gjithë. Kjo natyrisht është e rëndësishme sepse ekonomia juaj më pas mund të përafrohet gradualisht me tregun e përbashkët të BE, siç e thatë.Pra, Shqipëria po ecën vërtetë shumë mirë përsa i përket Planit të Rritjes, ju po ecni shumë mirë, shumë shpejt. Keni përmbushur mbi 80% të reformave dhe është fantastike kjo. Tashmë keni marrë më shumë se 213 milionë euro fonde nga BE dhe në javët në vijim priten dhe pagesa të tjera. Ne kemi arritur rezultate të mira, jo vetëm përsa u përket reformave, por edhe për tre elementet të cilat unë dëshiroj që t’i përmend.Ju jeni pjesë e SEPA-s, e mbaj mend vjet që është zona e vetme e pagesave në euro. SEPA ka potencialin që t’u kursejë kompanive të Ballkanit Perëndimor rreth 500 milionë euro në vit sepse ulen shumë tarifat e transaksioneve, pra komisioneve dhe tashmë në Shqipëri, këto komisione kanë rënë më shumë se 90%. Pra është një avantazh vërtete i prekshëm për bizneset shqiptare. Çështja e dytë për të cilën ne po punojmë është ulja e tarifave të roaming. Sepse unë besoj që kjo është një mundësi shumë e mirë që njerëzit të afrohen me njeri-tjetrin dhe këto negociata duhet t’i përshpejtojmë. Unë ju premtoj se ne rast se ju negocioni me ne dhe me kompanitë ne mënyrë të suksesshme, unë do të kthehem pikërisht atë ditë, kur ne do të fillojmë roaming falas këtu në Shqipëri. Sa i përket dhe bizneseve dhe këtë bashkëpunim ndërmjet bizneseve të BE dhe atyre shqiptare dhe kjo po ecën shumë mirë. Mbaj mend që vjet për shembull ne kemi patur Konferencën e parë të Investimeve ndërmjet Ballkanit Perendimor dhe BE. U mobilizuan 4 miliardë euro në marrëveshje të reja për rajonin, kjo është gjë vërtet shumë e mirë dhe ju uroj të njëjtin sukses dhe për edicionin e dytë të kësaj konference që me ç’më kanë thënë do të organizohet në nëntor", tha Von der Leyen. Share Ora 18:14 Von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE-në Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp gjatë vizitës së saj në Tiranë.“Vërtetë është kënaqësi e madhe të rikthehem në Tiranë dhe përvoja ime është e tillë që shqiptarët e mbajnë Europën në zemër. Është vërtetë kënaqësi, është e mrekullueshme të kthehem në Tiranë. Ti dhe Shqipëria keni punuar fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet, për ta bërë atë realitet. Prandaj mesazhi im i parë është i thjeshtë: Objektivi është në horizont. Pra Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin tonë të anëtarësimit. Mund ta jap këtë gjykim, pasi unë vij çdo vit për të parë ecurinë dhe meqënese kam qenë dhe vjet këtu në Tiranë, që atëherë Shqipëria sërish ka bërë një ecuri të mrekullueshme, fantastike. Keni hapur tashmë edhe grupkapitujt e fundit të negociatave dhe në korrik ju keni mbyllur tre kapitujt e parë përfshirë kapitullin për marrëdhëniet me jashtë. Ky është një përparim shumë i rëndësishëm, pasi kjo do të thotë se Shqipëria është plotësisht përafruar me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, pra 100%. Që do të thotë që ne e shohim botën me të njëjtin sy dhe kjo është shumë e rëndësishme për procesin e anëtarësimit. Ne qëndrojmë krahë për krah, kur vlerat dhe interesat tona vihen në pikëpyetje. Prandaj, dëshiroj që t’ju përçoj, jo vetëm qytetarëve shqiptarë, por edhe qytetarëve të BE faktin që anëtarësimi i Shqipërisë nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por do ta bëjë Bashkimin Europian më të fortë. Megjithatë, tani është koha për të ruajtur këtë fokus që kemi pasi ka ende punë përpara. Dhe kjo më sjell tek mesazhi im i dytë. Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, ju i dini cilat janë. Reforma në drejtësi, kuadri zgjedhor, mbrojtja e mjedisit që është natyra mahnitëse, marramendëse e Shqipërisë.Miratimi i reformave është i rëndësishëm, por, po aq e rëndësishme është që ato reforma të zbatohen tërësisht për të siguruar që ato të sjellin ndryshime të vërteta për qytetarët e Shqipërisë. Dhe kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike, si dhe një dialog të fortë e të vazhdueshëm me shoqërinë për t’ju përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shoqërisë", tha ajo. Share Ora 18:12 'Sot sistemi po lufton korrupsionin', Rama për Zvërnecin: Transparencë e plotë për projektin, dokumentat do të bëhen publikë ditët e ardhshme Kryeministri Edi Rama deklaroi se në ditët e ardhshme qeveria do të publikojë të gjithë dokumentacionin për projektin e Zvërnecit përmes platformës "Pasqyra", një nismë që synon të rrisë transparencën dhe informimin e publikut. Sa i përket përpjekjeve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit Rama tha se sot sistemi është në luftë me fenomenin që dikur ishte sistem vetë."Kam informuar presidenten e Komisionit qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar aq shumë interes, po e quaj, për të mos i vënë asnjë fjalë tjetër, kur tanimë jemi në fazën që presim së shpejti studimin e thelluar mjedisor, por ndërkohë, duke e informuar lidhur me hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së konsiderueshme të transparencës me publikun shqiptar edhe të ndërveprimit të qeverisë me publikun, përmes mjeteve të reja të teknologjisë. Në ditët e ardhshme, nuk e di ekzaktësisht nëse nesër apo pasnesër, por do të ndezim Pasqyrën me, pikërisht, transparencën e plotë të të gjithë dokumentave dhe të të gjithë procesit për sa i takon gjithçkaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë, pikërisht projektin e shumë diskutuar. Në mbyllje dua të shtoj po ashtu se kemi folur edhe për bilancin e përpjekjes madhore që Shqipëria po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është një pikë e palëvizshme e agjendës sonë dhe e agjendës së BE në tërësi, po për vendet kandidate në veçanti dhe kemi bashkërisht, konstatuar me kënaqësi faktin që tanimë është shumë e qartë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin", tha Rama. Share Ora 18:09 Rama në konferencë me Von der Leyen: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve! Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po përgatitet të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian para fundit të këtij viti, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre synohet të mbyllet gjatë vitit të ardhshëm. Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama ritheksoi “vullnetin e hekurt” të qeverisë për të çuar përpara procesin e integrimit dhe vlerësoi mbështetjen e BE-së përmes Planit të Rritjes.“Dua të konfirmoj edhe një herë edhe publikisht në këtë rast, vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjithë punët e një procesi që tanimë ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve, përgatitemi për të filluar nga mbyllja e kapitujve së shpejti, konkretisht para fundit të këtij viti dhe pastaj për të vazhduar vitin e ardhshëm intensivisht, me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve tanimë të hapur. Nga ana tjetër dua të them se më vjen shumë mirë që edhe në një program të posaçëm të kësaj periudhe që është programi i planit të rritjes, ne kemi arritur të kapim disa objektiva jashtëzakonisht ambiciozë dhe siç thashë, me siguri presidentja do ta prekë këtë temë pasi Plani i Rritjes, është një nga risitë e mandatit të saj të dytë. Një risi që për rajonin ka ardhur si një mbështetje shumë e madhe, jo thjesht në aspektin financiar, por mbi të gjitha në aspektin e atij që quhet tanimë, si një integrim gradual pa pritur që gjithçka të vijë në fund të procesit", tha Rama. Share Ora 17:42 Në nisje të vizitës në Tiranë, Von der Leyen vlerëson Ramën për reformat drejt BE-së: Po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane në realitet Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e nisi turin e saj në Ballkanin Perëndimor me një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetin X, ajo u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare "po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet", ndërsa theksoi se reformat në drejtësi, mjedis dhe dialogu me shoqërinë janë kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Europian."Jam e lumtur që e nis turin tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet. Fokusi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor, duke ruajtur një dialog të fortë me shoqërinë. Objektivi është në horizont. Kështu do ta arrijmë atë" tha ajo Share Ora 16:58 Von der Leyen në Tiranë, protestë tek bulevardi pranë Kryeministrisë! Përplasje me policinë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, me fokus procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.Në kuadër të masave të sigurisë për vizitën, bulevardi pranë Kryeministrisë është bllokuar për qarkullimin, teksa në zonë janë vendosur gardhe metalike dhe efektivë të shtuar policie.Megjithatë pavarësisht kësaj disa qytetarë janë mbledhur në shenjë proteste. Nga videot e siguruara nga Report Tv shihet se ata kanë patur dhe përplasje me policinë.“Arrestoni Ramën”, dëgjohen të thonë ata. Share Ora 16:51 Ursula Von der Leyen mbërrin te Kryeministria, takohet me Ramën Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka mbërritur te Kryeministria.Von der Leyen u prit nga kryeministri Edi Rama. Share Ora 16:43 Pas pak takimi të Ursula Von der Leyen me Ramën, disa protestues nisen në drejtim të Kryeministrisë! I bllokon policia Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen pritet të mbërrijë pas pak në Kryeministri ku do të takojë kreun e qeverisë Edi Rama.Disa protestues shkuan në drejtim të kryeministrisë në shenjë proteste, por policia ka marrë masa dhe ka vendosur kordon sigurie te ura te bluevdardi “Dëshmorët e Kombit“ për të mos lejuar kalimin e tyre në drejtim të godinës qeveritare. Share SI.E./Xh.K/ReportTv.al Ursula von der Leyen integrimi ne be Komisioni Europian Tirane Bajram Begaj edi rama Komento Komente Or tej: 30/09/2026 18:48 Drejtesia ecen me 10km/h ndersa krimi me 100km/h or teeeejjjjj Përgjigju Turi: 30/09/2026 18:26 Mossss. Sala po ha gishtat nga kati i 8. Te shohim ca alibie do nxjerri neser me Gaz torren Përgjigju Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.7% Jo 22.1% Jam i/e dyzyuar 4.2% Vota total: 642 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
