Lajme Zone
Arresti i Hysenit, Bregu në Report TV: Ka kosto politike për qeverinë, opozita nuk 'përfiton' se i mungon besueshmëria
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Arresti i Hysenit, Bregu në Report TV: Ka kosto politike për qeverinë, opozita nuk 'përfiton' se i mungon besueshmëria

Bregu në Report TV zbërthen ndikimin politik të arrestimit të Vlora Hysenit: Pse opozita nuk po përfiton nga skandalet e qeverisë

Pedagogu Zylyftar Bregu e konsideron të pazakontë situatën e krijuar pas vendosjes në arrest shtëpie dhe shkarkimit të Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH. I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Bregu tha se çështja ngre edhe përgjegjësi politike për qeverinë, por opozita nga ana tjetër nuk është në gjendje ta shfrytëzojë politikisht situatën për shkak të problemeve të saj të brendshme. “Opozita duhet ta shfrytëzonte këtë situatë të mazhorancës, skandalet e së cilës zënë njëra-tjetrën, por e ka të pamundur ta bëjë për shkak të gjendjes ku ndodhet lidershipi i saj. Nuk mendoj që opozita do të përfitojë nga kjo situatë. Ka probleme organizimi të brendshëm, probleme lidershipi, besueshmërie në sytë e opinionit publik, në elektoratin e saj apo elektoratin gri. Nuk ka mundësi opozita shqiptare, ndërsa partitë e tjera të vogla po përpiqen të fitojnë diçka nga kjo situatë”, deklaroi ai duke argumentuar se opozita po mban mazhorancën në këmbë, se nuk ka fuqi për ta rrëzuar. Pedagogu kundërshtoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili pas çështjes Hyseni deklaroi se përgjegjësia politike është që reforma në drejtësi të mos ndalet dhe që personat që tradhtojnë qëllimin e përbashkët të përballen me pasojat. LEXO EDHE:PS i thotë ‘jo’ debatit në Kuvend për arrestin e ish-kreut të SHISH: Nuk dublikojmë prokurorinë! Bardhi: S’po pengojmë SPAK! Kritika edhe për Von der Leyen (VIDEO) “Kjo i ka ngelur të thotë. Kur ishte Rama në krye të opozitës, bënte përgjegjëse qeverinë dhe kryeministrin e kohës nëse nuk plotësonin premtimet e dhëna popullit dhe e ngarkonte kryeministrin me përgjegjësi politike e gati penale. Në momentin aktual, kryeministri nuk mund të justifikohet me fjalët ‘sistemi’ dhe ‘drejtësia’. Drejtësia është për të ndëshkuar ata që bëjnë faje dhe kryeministri është për të mos bërë krime”, u shpreh ai. Bregu komentoi edhe deklaratat e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë, e cila, duke folur për zhvillimet e fundit dhe punën e institucioneve të drejtësisë, tha se sistemi po funksionon. Sipas Bregut, kjo deklaratë nuk duhet lexuar si mbështetje politike për qeverinë Rama, por si mbështetje për institucionet e drejtësisë dhe rrugën europiane të Shqipërisë. “Është mbështetje ndaj SPAK dhe Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së, që vjen për shkak të momentit gjeopolitik. Nuk tha që mbështesim qeverinë. Përkundrazi, unë mendoj që i ka dhënë një mbështetje të madhe SPAK dhe GJKKO, përkundër sulmeve që i bëhen nga mazhoranca”, tha Bregu. U.D/Shqiptarja.com TAG: vlora hyseni hetimet per grupin e agasit Zylyftar Bregu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.1% Jo 22.8% Jam i/e dyzyuar 4.1% Vota total: 1533 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?