Lajme Zone
Arratiset i dënuari Petrit Ndoci, nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes/ Shpallet në kërkim
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Arratiset i dënuari Petrit Ndoci, nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes/ Shpallet në kërkim

Petrit Ndoci, i dënuar për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”, është shpallur në kërkim nga autoritetet pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes.

Petrit Ndoci, i dënuar për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”, është shpallur në kërkim nga autoritetet pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes.

Ndoci duhej të paraqitej sot, në orën 12:30, në institucionin e vuajtjes së dënimit, por nuk është kthyer në burg. Për pasojë, ai është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve paraprake, vëllai i tij ka deklaruar se Ndoci kishte lënë një letër për familjarët, në të cilën shkruante: “Po largohem, ju dua shumë.”

Ndoci po vuante dënimin për “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Mësohet se atij i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar dënimin. Autoritetet kanë nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i plote:

Në IEVP Reç, Shkodër, i dënuari P.N., i sigurisë së zakonshme, i cili ndodhej me leje shpërblyese në fshatin Rukaj, Njësia Administrative Luf, Qarku Shkodër, nuk është paraqitur për t’u rikthyer në institucion në përfundim të afatit të lejes. I dënuari P. N. kishte përfituar leje shpërblyese nga data 14.08.2026, ora 12:30, deri më 21.08.2026, ora 12:30.

Pas konstatimit të moskthimit në kohë, strukturat e informacionit të IEVP Reç, Shkodër, kanë kryer verifikimet përkatëse. Nga kontakti me familjarët është marrë informacioni se i dënuari ishte larguar nga banesa gjatë orëve të mëngjesit. Për rastin janë njoftuar menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, ndërsa vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Policinë e Shtetit, po e ndjek me prioritet rastin dhe do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Burgu i RecitPetrit Ndoci