Ish-gjenerali Artur Meçollari diskutoi rreth rolit të armëve bërthamore në sigurinë globale dhe rreziku i përdorimit të tyre në konflikte ndërkombëtare. Ai theksoi në “Top Story” se këto armë nuk janë krijuar për t’u përdorur në luftëra, por si mjete parandalimi dhe presioni strategjik mes fuqive të mëdha.
Meçollari analizoi gjithashtu shtetet që zotërojnë arsenale bërthamore dhe përmendi vendet që, sipas tij, paraqesin rrezikun më të madh për përdorim të tyre në një konflikt.
“Kur flasim për armë bërthamore, duhet të ndajmë përdorimin e tyre në një konflikt të armatosur. Nuk është njëlloj si çdo armë tjetër. Është armë shkurajimi, jo armë përdorimi. Vetëm për këtë qëllim. I gjithë objektivi i fuqive të mëdha, atyre që i kanë… Po të shohësh SHBA-në, mhet t’i ndalojë shtetet e tjera të kenë, por edhe ato që i kanë, të kenë qeveri të përgjegjshme dhe të mos i përdorin. Këtu vijmë te vendet e mundshme që mund të përdorin armë bërthamore në një konflikt ndërkombëtar.
Në gjykimin tim, i pari është Koreja e Veriut. Përdorimi i armës bërthamore varet nga përgjegjshmëria e qeverisë.
Vendi i parë me kapacitet më të madh bërthamor është Rusia. E dyta SHBA-ja, pastaj Kina, India, Britania, Franca që janë të gjithë në të njëjtin nivel”, tha ish-gjenerali. Top Channel

