Lajme Zone
Armëpushim 7-ditor dhe hapje të Ngushticës se Hormuzit/ Teherani i dërgon propozimin Uashingtonit: Topi është në fushën e SHBA-së
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Armëpushim 7-ditor dhe hapje të Ngushticës se Hormuzit/ Teherani i dërgon propozimin Uashingtonit: Topi është në fushën e SHBA-së

Irani u ka dërguar Shteteve të Bashkuara një plan “specifik” 7-ditor për të hapur Ngushticën strategjike të Hormuzit dhe tani i takon Uashingtonit të vendosë, u tha gazetarëve në Kombet e Bashkuara dje Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

Irani u ka dërguar Shteteve të Bashkuara një plan “specifik” 7-ditor për të hapur Ngushticën strategjike të Hormuzit dhe tani i takon Uashingtonit të vendosë, u tha gazetarëve në Kombet e Bashkuara dje Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi. “Nëse plotësohen kushtet e nevojshme, Ngushtica mund të rihapet dhe rrjedha e anijeve mund të rikthehet brenda shtatë ditëve. Zgjedhja tani i përket Shteteve të Bashkuara”, tha ministri i jashtëm iranian.

“Veprimet që Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin nuk janë të reja. Ato janë të gjitha të përfshira në Memorandumin e Mirëkuptimit”, tha Araghchi, duke iu referuar memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar nga Uashingtoni dhe Teherani në qershor.

Më parë, një zyrtar iranian i tha Reuters se Teherani nuk kishte ndërmend të bënte lëshime në programin e tij bërthamor, edhe nëse Shtetet e Bashkuara pranonin propozimin e tij për të hapur Ngushticën e Hormuzit, i cili kërkon një sërë veprimesh të tilla si heqja e bllokadës së porteve iraniane. Zyrtari tha se kalimi strategjik detar do të mbetej i mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara “të plotësonin të gjitha kushtet e Iranit”.

Sipas propozimit iranian, armiqësitë duhet të përfjnë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, brenda shtatë ditësh, dhe Shtetet e Bashkuara duhet të heqin bllokadën e porteve iraniane dhe sanksionet e naftës, si dhe të lirojnë asetet e ngrira iraniane.

Propozimi iu përcoll palës amerikane në sfondin e përshkallëzimit të fundit të armiqësive në Lindjen e Mesme, pas shtatë muajsh lufte midis SHBA-së dhe Iranit, me rebelët Huthi të Jemenit që nisën një breshëri sulmesh me raketa dhe dronë kundër Arabisë Saudite. Top Channel