Lajme Zone
Armend Muslika bind trajnerin De Zerbi, talenti i Kombëtares firmos kontratë profesionale te Tottenhami në Premier League
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Armend Muslika bind trajnerin De Zerbi, talenti i Kombëtares firmos kontratë profesionale te Tottenhami në Premier League

17-vjeçari ka luajtur pesë ndeshje dhe ka shënuar tre gola me kombëtaren U-17 të Shqipërisë ku është edhe kapiten.

LONDËR - Talenti shqiptar Armend Muslika ka kaluar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratën e parë profesionale me Tottenham në Angli. Mesfushori 17-vjeçar ka bindur drejtuesit e klubit londinez me paraqitjet e tij në akademi dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e projektit afatgjatë të "Spurs". Ai është pjesë e londinezëve që prej moshës 13 vjeçare. Tanimë trajneri Roberto De Zerbi mund ta ketë të gatshëm djaloshin shqiptar.Lajmi është konfirmuar nga 'Tottenham News'. Tottenham njihet për investimet e vazhdueshme në zhvillimin e lojtarëve të rinj përmes akademisë së tij, ndërsa kontrata profesionale e Muslikës vjen pas një sezoni shumë të mirë të tij me moshat e klubit. LEXO EDHE:VIDEO/ Myrto Uzuni jep asist brilant nga 35 metra, Austin fiton 2-0 kundër Tijuanës në Kupën e Ligës Me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë, Armend Muslika ka luajtur pesë ndeshje dhe ka shënuar tre gola, duke qenë edhe kapiten. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Tottenham premier league Legjionaret armend muslika angli Roberto de Zerbi Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 60.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 2353 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?