Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Armatos të mitur si mercenarë dhe i nis si mish për top', Koçiu akuzon Berishën për protestat: Do ta kthejë Shqipërinë në kaos! (VIDEO)


Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka artikuluar akuza të reja ndaj Partisë Demokratike të Sali Berishës duke shprehur shqetësim për faktin se studentët po ‘armatosen si mercenarë’ e po përdoren prej saj si ‘mish për top’ në protestat e dhunshme që kanë tronditur kryeqytetin në mbi 3 dekada. Përmes një videoje ku shfaqet aktivistja e PD-së Ilirjan Koçana dhe një grup protestuesish të rinj, në çantat e

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka artikuluar akuza të reja ndaj Partisë Demokratike të Sali Berishës duke shprehur shqetësim për faktin se studentët po ‘armatosen si mercenarë’ e po përdoren prej saj si ‘mish për top’ në protestat e dhunshme që kanë tronditur kryeqytetin në mbi 3 dekada. Përmes një videoje ku shfaqet aktivistja e PD-së Ilirjan Koçana dhe një grup protestuesish të rinj, në çantat e të cilëve ka çekiçë, sende të forta e lëndë plasëse, Koçiu akuzon drejtpërdrejt Sali Berishën dhe opozitën se po shfrytëzojnë të miturit për qëllimet e tyre politike, duke e cilësuar këtë si strategjinë e një opozite të falimentuar moralisht dhe politikisht. LEXO edhe...Me tullë në dorë, gati për të qëlluar drejt policisë! Balla publikon pamjet e fëmijës në protestë: Mos i përdorni në akte dhune (VIDEO) “Sado të përpiqet Saliu dhe çeta e tij huligane, që nuk heziton të shfrytëzojë as të miturit për hallin e tyre, Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas në flakë, kaos e në tym”, premton ajo. “Detyra jonë është t’i japim të rinjve aspiratën e Shqipërisë Europiane, hapësirat e zhvillimit dhe mundësitë e së ardhmes, jo shishen me benzinë e molotovin e së shkuarës”, shton Koçiu. Deklarata e plotë "Mos e prek studentin me dorë, por armatos të mitur si mercenarë dhe nisi si mish për top. Kjo është e vetmja strategji e një opozite të falimentuar moralisht dhe politikisht. Sado të përpiqet Saliu dhe çeta e tij huligane, që nuk heziton të shfrytëzojë as të miturit për hallin e tyre, Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas në flakë, kaos e në tym. Detyra jonë është t’i japim të rinjve aspiratën e Shqipërisë Europiane hapësirat e zhvillimit dhe mundësitë e së ardhmes, jo shishen me benzinë e molotovin e së shkuarës" shkroi Koçiu Ora 14:37 Me tullë në dorë, gati për të qëlluar drejt policisë! Balla publikon pamjet e fëmijës në protestë: Mos i përdorni në akte dhune (VIDEO) Një fëmijë rreth 12 vjeç, me kapuç maskë, me një tullë në dorë, gati për ta hedhur në drejtim të policisë. Këto janë pamjet që ka publikuar në rrjetet sociale kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke ngritur shqetësimin për përfshirjen e të miturve në aktet e dhunës gjatë protestave që tronditën Tiranën ditët e fundit. .Ai kërkon që fëmijët të mbrohen dhe të mos përdoren në përplasjet gjatë protestave.“Fëmijët duhet të mbrohen, jo të instrumentalizohen. Çdo formë nxitjeje apo përfshirjeje të të miturve në akte dhune është e papranueshme”, thekson Balla. Share Ora 11:55 'O Sali, nuk e djeg dot më Shqipërinë', Balla publikon videon e demokrates Kuçana: Shikojeni çantën plot me bombula zjarri! (VIDEO) Taulant Balla ka akuzuar sërish Sali Berishën se po përdor deputetë e kandidatë për të nxitur dhunë në protestat që po mbajnë kryeqytetin mbërthyer që prej së martës. Përmes një videoje të postuar në rrjete sociale një video ku shfaqet policia duke ndaluar demokraten Ilirjana Kuçana, e cila ndodhej mes një grupi protestuesish të rinj, në çantat e të cilëve shihen sende të forta dhe lëndë plasëse"O Saaaaaali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve/kandidateve me bombula zjarri se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë! ‘Shikojeni kandidaten e Saliut dhe çantën plot me bombula zjarri" shkruan Balla në rrjete sociale.Përmes këtyre pamjeve, Balla ia faturon drejtpërdrejt Berishës përgjegjësinë për dhunën në protesta, duke pretenduar se bombulat e zjarrit janë mbajtur në çantat e personave të lidhur me Partinë Demokratike.Vetë Berisha nuk e ka fshehur, përkundrazi , ka marrë përsipër autorësinë e këtyre protestave dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të vazhdojnë protestën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama Share U.D/ReportTv.al ilirjana kucana Albana Koçiu protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 16.9% Jo 79.6% Disi 3.5% Vota total: 2294 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?