Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Armatim ‘deri në dhëmbë’, Mbrojtja 76.6 mld lekë buxhet në 2027-ën! Ministri Nufi: Në plan helikopterë, anije luftarake, sisteme mbrojtje


Armatimi dhe modernizimi i Forcave të Armatosura janë prioriteti kryesor i buxhetit të Mbrojtjes për vitin 2027, i cili kap vlerën e 76.6 miliardë lekëve. Në plan janë blerja e dronëve, avionëve, helikopterëve, anijeve patrulluese dhe sistemeve antiraketore. Projektbuxheti u prezantua nga ministri Ermal Nufi, i cili u përball në Komision edhe me akuzat e për çështjen e “KAYO”.

Ministria e Mbrojtjes parashikon një buxhet prej 76.6 miliardë lekësh për vitin 2027, ku pjesa dërrmuese e fondeve është përqendruar te Forca e Luftimit dhe Mbështetja e Luftimit, duke synuar një armatosje deri në dhëmbë deri në vitin 2030, sipas kërkesave të NATO-së. Shifrat e projektbuxhetit tregojnë se dy këto struktura përthithin së bashku mbi 61 miliardë lekë, duke zënë rreth 80% të të gjithë buxhetit të mbrojtjes për vitin e ardhshëm. Te Komisioni i Mbrojtjes, ministri Ermal Nufi prezantoi disa prej projekteve kryesore të parashikuara për investime. “Armatim i lehtë, blerje dronësh, sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës ajrore, blerja e avionëve C-rafiks, ndërtimi i sistemit dron Counter-JOS, modernizimi i mjeteve të transportit, sistemet e komunikimit dhe informacionit të bazës së NATO-s në Kuçovë, sistemi i mbrojtjes ajrore, anijet patrulluese dhe bateritë e mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, të cilat janë një kapacitet i shtuar i Forcave të Armatosura”, theksoi Nufi. LEXO EDHE:'Qytetarët do paguajnë më shumë, por s'do marrin asgjë', Tabaku kundër Buxhetit 2027: Paratë shkojnë për PPP-të dhe koncesionet (VIDEO) Përmes financimit të jashtëm pritet të kryhen investime të tjera në harkun kohor 2027-2029, sërish te mbrojtja. “Gjithashtu, për vitet 2027-2029, shpenzimet me investime të huaja janë në masën 43 miliardë e 563 milionë lekë. Fonde të cilat do të shpenzohen në kuadër të modernizimit të Forcave të Armatosura, nëpërmjet kredive të cilat do të sigurohen nga partnerët strategjikë, sipas prioriteteve të mëposhtme: pajisje me helikopterë dhe sistem antiraketor”, vijoi Nufi. Por nuk mbaron këtu, në 2027-ën vijojnë investimet në infrastrukturë, nga hangarët, te portet, bazat dhe emergjencat civile. “Ndërtimi infrastrukturor për Korridorin Tetë, hangari i Shkollës së Aviacionit, rikonstruksioni i godinës së Spitalit Ushtarak, digat që janë në programin buxhetor të emergjencave civile, parandalimi dhe menaxhimi i fatkeqësive natyrore dhe ndërtimi i njësive akomoduese, ndërtimi i portit të ri të Porto Romanos, konkretisht pjesës ushtarake të tij, dhe rivitalizimi i një pjese të bazës së Pashalimanit, në përputhje me angazhimet tona edhe në NATO”, tha Nufi. Në komision, Nufi u sulmua për skandalin e KAYO. Deputeti Erald Kapri nuk hezitoi të hidhte akuza, të cilave ministri i kundërshtoi. Përveç mbrojtjes me armatime, mbrojtja synon të shpërndajë buxhetin edhe te Emergjencat Civile, mbështetjes sociale për ushtarakët, shëndetësinë, arsimin ushtarak dhe menaxhimit e administrimit. Shifrat tregojnë qartë se prioriteti kryesor i buxhetit të Mbrojtjes për vitin 2027 mbetet financimi i kapaciteteve luftarake dhe strukturave që garantojnë mbështetjen e tyre. U.D / SI.E. U.D Shqiptarja.com TAG: kayo buxheti 2027 Ministria e Mjedisit Ermal Nufi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Gjin bue shpata: 06/11/2026 18:24 Ku ndodhet ky spitali ushtarak sepse ska nje te tille. Përgjigju Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 51.3% Veliajn 20.8% Asnjërin 27.9% Vota total: 1033 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?