Moderatori Ardit Gjebrea është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje nga prokurori Ols Dado në lidhje me dosjen hetimore që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Paraqitja e Gjebreas në SPAK vjen në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë çështje.
Ende nuk ka detaje zyrtare lidhur me përmbajtjen e dëshmisë së tij apo pyetjet që i janë drejtuar nga prokurorët. Hetuesit po vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe për të dokumentuar të gjitha elementet që lidhen me dosjen. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet ardit gjebreaSPAK
