Lajme Zone
Ardi Stefa: Demokracinë e hedhim në kuti, politikanët e fusin në xhep
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ardi Stefa: Demokracinë e hedhim në kuti, politikanët e fusin në xhep

Populli voton; politikanët fitojnë. Në Shqipëri qytetari një herë në katër vjet beson se po merr pushtetin, ndërsa politikanët sigurohen se qytetari nuk do ta marrë atë...

- Demokracia jonë më ngjan me atë historinë me hoxhë efendiun, rabinin dhe priftin, – i thashë një shoku. - Si? – më pyeti me habi. Dhe i tregova historinë. LEXO EDHE:Ardi Stefa: Emigranti i djeshëm, armik i emigrantit të sotëm! Premisat për lindjen e racizmit dhe ekstremit të djathtë Pyetën njëherë hoxhën besimtarët se ku shkonin paratë që ata jepnin për xhaminë. Hoxhë efendiu bëri një vijë në shesh dhe tha: - Do t’i hedh lekët lart. Ato që bien majtas janë të miat. Çfarë bie djathtas është e xhamisë. Dhe i hodhi lekët. Natyrisht, me një tendencë nga e majta. E njëjta gjë me rabinin. Ai bëri një rreth të vogël në tokë dhe tha: - Do t’i hedh lekët lart. Çfarë bie brenda rrethit është e Zotit. Ato që bien jashtë janë të miat. Dhe, siç ndodh rëndom, Zoti doli të ishte shumë modest në kërkesat e tij. E njëjta pyetje iu bë edhe priftit. (E lashë të fundit shembullin me hirësinë e tij, sepse jam vetë ortodoks dhe, për hir të barazisë në humor, vendosa ta rëndoj pak më tepër veten për të mos fyer ndjenjat fetare të të tjerëve.) Prifti mori paratë e arkës dhe i hodhi lart. Pastaj u ul, i mblodhi të gjitha dhe i futi në xhepat e thellë të rasos. - Unë ia dhashë të gjitha Zotit kur i hodha lart. Ai, po të donte, i mbante. Dhe u largua. Dhe ja ku fillon ngjashmëria me demokracinë tonë. Në fillim, politikanët tanë ishin si hoxhë efendiu. Të paktën ruanin një farë cipe. Ndahej diçka për popullin, diçka për pushtetin. Një rrugë për qytetarët, një tender për miqtë. Një vend pune për militantët, një projekt për ta. Kishte një vijë të kuqe, një minimum turpi. Pastaj kaluam në fazën e rabinit. U krijua rrethi i vogël i interesit publik. Brenda tij hynin aq para sa për një ceremoni elegante, disa pankarta, ca lule dhe ndonjë fasadë që të dukej bukur në televizor. Gjithçka tjetër, jashtë rrethit, kishte pronarë të tjerë. Sot, duket se kemi hyrë në fazën e tretë. Populli voton; politikanët fitojnë. Në Shqipëri qytetari një herë në katër vjet beson se po merr pushtetin, ndërsa politikanët sigurohen se qytetari nuk do ta marrë atë... Kur pas zgjedhjeve pyesim: “Po demokracia ku është?”, politikanët na përgjigjen me qetësi: “Ne ua dhamë mundësinë kur hodhët votën në kuti. Nëse demokracia do të donte të rrinte me ju, me ju do të kishte mbetur... Ashtu si prifti me lekët që i hodhi Zotit dhe ai nuk i mbajti! Ndaj kënaquni me demokracinë që ju ofrojmë ne!” Dhe ikin me gjithë demokracinë, me gjithë lekët, gjithë pushtetin dhe, në shumë raste, edhe me çelësat e institucioneve në xhep. Ndërkohë ne vazhdojmë të flasim për demokraci, sikur të ishte një send që e kemi në shtëpi, por që nuk e gjejmë dot sepse e kemi lënë diku. Kështu, ne lutemi për demokraci. Politikanët luten për mandat dhe, çuditërisht, mrekullia ndodh gjithmonë në anën e xhepave të tyre. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Ardi Stefa votime Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66% Nuk e di 3.6% Vota total: 2397 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?