Lajme Zone
“Arbitrazhi është opsioni i fundit që duam”/ Pacolli e MABCO-qeverisë: Zgjidhja është ende e mundur
EkonomiCNA

“Arbitrazhi është opsioni i fundit që duam”/ Pacolli e MABCO-qeverisë: Zgjidhja është ende e mundur

MABCO ka reguar sërish në lidhje me çështjen e Aeroportit ...

MABCO ka reguar sërish në lidhje me çështjen e Aeroportit të Vlorës dhe zgjidhjen e kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në një reagim të MABCOS, publikuar në faqen e biznesmenit Behgjet Pacolli nënvizohet se, investitori nuk mund të fajësohet për mospërfundimin e një projekti ku i është pamudnësuar hyrja në kandtier.

Në reagim theksohet se MABCO kërkon zgjidhje në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe se arbitrazhi është gjëja e fundit që dëshiron.

Sipas kompanisë zgjidhja është ende e mundur por vendimi i takon qeverisë shqiptare.

MABCO bën me dije se, do të publikojë faktet, emrat e personave, dokumentet dhe datat e ngjarjeve si dhe përgjegjësitë e secilit, në mënyrë kronologjike dhe transparente.

Në përmbyllje theksohet se e vërteta nuk ka nevojë për propagandë, por flet me fakte. “Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është një projekt me rëndësi kombëtare, i realizuar në kuadër të një kontrate PPP. MABCO, si investitori kryesor, ka angazhuar mbi 320 milionë euro në investime, financime, garanci dhe ekspozim financiar.

Kur aeroporti ishte në fazën përfundimtare dhe po përgatitej për certifikim, MABCO-s iu pamundësua qasja në kantier prej gati tre muajsh, në prani të Policisë së Shtetit. Punimet mbeten të bllokuara.

Gjatë kësaj periudhe, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, temperaturave të larta dhe akteve të vandalizmit, një numër i konsiderueshëm pajisjesh dhe instalimesh u dëmtuan rëndë; të tjera humbën garancitë e funksionimit, ndërsa për një pjesë të tyre është konstatuar mungesa apo vjedhja. Pasi iu pamundësua përfundimi i veprës dhe nisja e certifikimit, Qeveria shqiptare ndërmori procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit.

Si mund të fajësohet investitori për mos përfundimin e një projekti, kur atij vetë iu pamundësua hyrja në kantier dhe përfundimi i punimeve?

MABCO kërkon zgjidhje në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë. Arbitrazhi është opsioni i fundit që dëshirojmë. Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme për përgjegjësinë që burojnë nga veprimet dhe mosveprimet e saj.Zgjidhja është ende e mundur. Vendimi u takon atyre! Por, qytetarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën! MABCO cdo ditë në mënyrë kronologjike do t’i publikojë faktet, emrat e personave, dokumentet, dhe datat e ngjarjeve si dhe përgjegjësitë e seicilit, në mënyrë kronologjike dhe transparente.

E vërteta nuk ka nevojë për propagandë. Ajo ka nevojë për fakte.

MABCO Constructions S.A”, thekohet në reagim. Më tej, biznesmeni Behgjet Pacolli në komentin e tij ka nënvizuar se prej një viti u tentua të mashtrohej opinion publik me pretendimin se Aeroporti i Vlorës ishte lënë peng për financimin e MABCO por Gjykata e Lartë e rrrëzoi këtë. Pacolli deklaron se aeroporti nuk ishte lënë peng dhe financimi i Delphos lidhje ekskluzivisht me MABCO-n.

Sipas tij prej një viti është bërë propagandë, janë thënë gënjeshtra e janë bërë manipulime. Pacolli thotë se u manipulua dhe drejtësia e ndikuar. “Për një vit u tentua të mashtrohej opinioni publik me pretendimin se Aeroporti i Vlorës ishte lënë peng për financimin e MABCO-s.Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë gënjeshtër: aeroporti nuk ishte lënë peng dhe financimi i Delphos lidhej ekskluzivisht me MABCO-n.Një vit propagandë, genjeshtra e manipulime. U manipulua edhe drejtësia e “ndikuar“. Turp për manipulantët! Faktet ishin ashtu siç NE gjithmonë kemi pohuar!” thekson Pacolli./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.